Procesi dhe metamorfoza e Ramës për kutinë e zemrës
Askush nuk e vë në dyshim, që halldupi Rama dhe Partia Socialiste në këtë fundviti janë në një hall të madh. Sidomos kur problemi varet kryesisht nëse deputetët dhe kryesia socialiste do të ketë një bilanc politik. Domethënë pas një analize vjetore të hollësishme të gjithë veprimit politik për gjatë një viti, dhe me shumë siguri përfundimi do të skuqë nga turpi shumë fytyra. Me humbje të njëpasnjëshme në disa fronte politike dhe elektorale mund të thuhet se PS-ja është totalisht e shpartalluar nga pikëpamja politike. Asnjë kauzë e saj, deri më sot, s’ka fituar besueshmëri publike. Pse? E ka një arsye. Dhe arsye paraprihet vetiu nga pyetja e munguar, që shumë anëtarë të kryesisë socialiste kanë frikë të bëjnë në këtë mbyllje vjetore të aktivitetit politik. Pse kemi dështuar, Z. Kryetar i Partisë Socialiste? Cila është përgjegjësia e juaj. Z Rama?
Afërmendsh të gjithë tash kanë kuptuar që kauza e kutisë, e grevës së urisë dhe e protestave për të sekuestruar ose frenuar liberalizimin e vizave përfunduan me një bilanc negativ: sepse viza u hoqën dhe lëvizja e lirë u realizua, edhe për inat të Edvin Ramës. Tërheqja e tyre nga komisione hetimor e konfirmon këtë. Afërmendsh që prej 15 dhjetorit, shqiptarët biometrikë lëvizin të lirë në Europë, në origjinën e tyre normale. Gjithsesi është padyshim meritë e qeverisë Berisha dhe e Partisë Demokratike arritja e heqjes së barrierës së fundit ndaj qytetarëve. Nuk e themi ne. Por këtë mendim kanë dhe përfaqësuesit e Europës dhe SHBA-ve që përshëndesin Berishën për liberalizimin e vizave. Kancelaria Gjermane dhe Departamenti i Shtetit amerikan flasin për një moment historik për popullin shqiptar. E vetiu ky hap është i rëndësishëm që përforcon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, çka dëften mbështetjen totale e Oksidentit për integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euro – atlantik.
Në kundërshtim më këtë vizion pro-Oksidental kemi agjendën anadollake të opozitës së bashkuar në shkatërrim të interesave integruese të administratës shqiptare. Me alibi trilluese, insinuata kutish dhe uri të paprovuar synimi për të marrë pushtetin brenda Partisë dhe jashtë selisë ishin shtysat kryesore të Ramës përgjatë 18 muajve. Alibia e kutisë u shpik hallagrep për të mbetur në fronin e partisë. Lakmia për më shumë pushtet zgjeroi urinë. Leva e Arkimedit ishte gjetur, të përmbyset pushteti me futjen brenda kutisë së vizave dhe ekonomisë. Ndonëse me mendje të ftohtë kalkulimi i fushatës së marrjes së pushtetit dhe frenimi i heqjes së vizave patën një përfundim të hidhur për udhëheqësin socialist.
Gjithashtu kauza e kutisë po mbyllet me turp, pasi ndodhi që edhe hapja e kutive po sjell peshimin e realitetit dhe paranojës së alibisë. Tymi i matrapazëve të transparencës po firohet dalëngadalë. çfarë e hallavit-i të Papranueshmin Rama të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për transparencën zgjedhore ? Atë e shtyu rezultati i Prokurorisë së Shkodrës, e shtyu transparenca, e shtyu drita e diellit. Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës provoi 100% se, zgjedhjet e vitit 2009 kanë qenë të lira e të ndershme, pasi ligji ka funksionuar me korrektësi, institucionet kanë funksionuar me korrektësi, drejtësia ka funksionuar me korrektësi. Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës provoi edhe një të vërtetë tjetër, pse Rama hoqi dorë nga fletët e votimit. Edvin Rama nuk u tregua i sinqertë me shqiptarët, nuk u tha se po hiqte dorë për shkak se Prokuroria me këtë vendim e nxirrte cullak.