E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synimi i Ramës, prishja e zgjedhjeve

21-12-2010 / Gazeta 55

Me demaskimin e alibisë së kutive, Edi Rama është i detyruar të dalë zbuluar dhe me anë të ultimatumit të djeshëm, ai ka shqiptuar për herë të parë vullnetin për prishjen e zgjedhjeve vendore. Ai s’guxon t’i futet aventurës së 8 majit e as s’merr përsipër përgjegjësitë e dështimit, prandaj e vetmja rrugë i mbetet prishja e procesit zgjedhor, pavarësisht njollës së rëndë që i vë PS-së, por edhe vetë vendit

Me demaskimin e alibisë së kutive, Edi Rama është i detyruar të dalë zbuluar dhe me anë të ultimatumit të djeshëm, ai ka shqiptuar për herë të parë vullnetin për prishjen e zgjedhjeve vendore. Ai s’guxon t’i futet aventurës së 8 majit e as s’merr përsipër përgjegjësitë e dështimit, prandaj e vetmja rrugë i mbetet prishja e procesit zgjedhor, pavarësisht njollës së rëndë që i vë PS-së, por edhe vetë vendit. Dje Edvini e tha qartë, menjëherë pas mbledhjes së të ashtuquajturës “opozitë e bashkuar”, teksa deklaroi se s’ka më zgjedhje, nëse ato s’bëhen sipas rregullave të tij, pra nëse nuk i jepet fitorja në tavolinë. “ Berisha refuzoi transparencën sepse kërkon të vjedhë edhe zgjedhjet e ardhshme, lexoi ai fatvan që shënon edhe nisjen e aksionit politik për të mos pasur zgjedhje vendore, si e vetmja mundësi që ai të mos testohet në elektorat e kështu të mbajë peng PS-në, veç për të ruajtur imunitetin e tij politik. Është më se e qartë se Saliu nuk ka pranuar, as ato që ka pranuar deri sot, duke refuzuar atë c’ka është e shkruar e zeza mbi të bardhë në rezolutën e PE, duke refuzuar atë cka është e shkruar në propozimin e opozitës për t’i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve duke garantuar transparencën dhe zgjidhur një krizë politike që sot Saliu ka dëshmuar se nuk do ta zgjidhë” u shpreh Rama. Në emër të opozitës, të njëjtat fraza antisistem ka përzgjedhur edhe Preç Zogaj, por duket se njerëzit që ishin në tryezën e djeshme mund të shqiptojnë çfarëdolloj gjëje që u thonë, pasi afërmendsh ata s’janë të votuar e s’kanë asnjë përgjegjësi, pasi të gjitha përgjegjësitë i merr kreu i opozitës...që nga ana e vet dihet se problem kryesor ka ruajtjen e imunitetit të tij dhe jo njollosjen e PS e të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›