Procesi i integrimit te vendit ka nevoje per rinine

Kreu i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LRI-së ku garantoi përfshirjen e të rinjve në mënyrë të drejpërdrejtë në politikë. Në vlerësimin e tij, procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian ka nevojë rininë. Sipas tij, motoja e LSI-së është politikë me të rinjtë, pasi ajo ka nevojë për energjinë e të rinjve.
“Integrimi i vendit është një proces që ka nevojë për një ritëm të ri bazuar edhe në slloganin tuaj “të ecim më shpejt” dhe për këtë kemi nevojë për një rini edhe më të organizuar, edhe më të reformuar politikisht, më të reformuar profesionalisht dhe për një rini që sfidat e saj nuk janë vetëm problemet e saj, por edhe sfidat e vendit” vuri në dukje Meta.