E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet Lojtari kryesor ende jo ne fushe

Loja për zgjedhjen e presidentit ka nisur, por atë do ta përcaktojë lojtari kryesor i cili do të presë edhe pak për të hyrë në fushë. 
Në këtë mënyrë duke i dhënë sfondin e një ndeshjeje sporti edhe këtij momenti politik të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Fatos Hoxha shprehen të sigurt se ai do të zgjidhet nga mazhoranca. 
Takimin e Ramës me Metën, demokratët e komentojnë si ndjesë të kryesocialistit për të gjithë akuzat që ka ngritur ndaj aleatit të tyre. Nënkryetari i deputetëve demokratë përmes një batute jep këtë këshillë.
Për t’u rikthyer sërish tek sporti, deputetët demokratë shkojën drejt raundeve të zgjedhjes së presidentit m,e bindjen e plotë se lideri i tyre është lojtari më i mirë në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›