E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Nano takohet me Berishën në kryeministri

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano është takuar sot me kryeministrin Sali Berisha.

Takimi po zhvillohet në kryeministri ku kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit Nano do ta njohë kryeministrin Berisha me platformën e tij.

Ndërkohë takimi me Berishën përmbyll edhe bisedimet konsultuese të ish-kryeministrit Nano me krerët e partive parlamentare.

Vetëm një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të prononcohet për zgjedhjen e Presidentit të ri vetëm pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos.

Më herët Nano është takuar me kruen e LSI-së Ilir Meta, me kreun e PS-së Edi Rama, me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule dhe së fundi edhe me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›