“PS-PD ndajnë votat e LSI”
01/07/2009 Deklarata e Haxhinastos
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si dy partitë kryesore po përpiqen të përvetësojnë votat e kësaj partie në favor të tyre. Kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar i kësaj partie, Edmond Haxhinasto, gjatë një deklarate për shtyp vuri në dukje se “kemi shqetësime me rezultate krejtësisht absurde në disa qendra votimi, kryesisht në Qarkun e Fierit, konkretisht në KZAZ-të nr. 19, 20 dhe 23, ku ka disa rezultate absurde prej 0 votash. Ndërkohë që aty kemi një prezencë substanciale të anëtarësisë së LSI-së dhe vetë familjarëve të kandidatëve që kandidojnë në atë zonë.” Sipas tij, një problem tjetër shqetësues është vënë re në njësinë nr. 1 në Tiranë, ku në kutitë e votimit në shumicën e tyre ka rreth 30-40 fletë votimi të pashkruara dhe ka pasur përpjekje që ato të ndahen 50 me 50 midis PD-së dhe PS-së.