Procesi i numërimit, mblidhet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kjo pas vizitës së ambasadorit amerikan Arvizu në njësinë nr.5, kryetari i KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, kërkojnë një garanci, kjo për mospjesmarrje në numër të madh të njërëzve të paautorizuar në këtë proces.
Me një mesazh të qartë, Ristani përcolli këtë shqetësim duke kërkuar që të merrren masat emergjente.
“Ne duhet ta lehtësojmë atmosferën që të mos ketë aq atmosferë, në mënyrë që të lehtësohet mënyra e vëzhgimit” tha më tej Ristani.
Një tjetër problem në të cilën ngre shumë shqetësim, ishte dhe cilësia e prodhimit të fletëve të votimit.
Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së, Genc Gjonçaj, KQZ ka mëse katër orë e cila është në dijeni të këtij fakti, ndaj duhet marrë një masë.