E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu:Lidershipi politik, të japë shenjë, rreth procesit

Pas kontakteve të vazhdueshme dhe informinin deri në detaje përsa i takon situatës një njësinë nr.5 në KZAZ-në 49, me deputetë të opozitës dhe maxhorancës, ambasadori amerikan Arvizu lëshon apelin e radhës,” njërëzit janë shumë të lodhur, ndaj duhet ti jepni fund këtij procesi tejet të gjatë”.
 

“Është për të ardhur keq që është ndërprerë numërimi. Këtu jam përpjekur të bisedojë me deputetët Taulant Balla dhe Eglantina Gjermeni, për të mësuar perspektivën e tyre, sikundër kam biseduar dhe me deputetin Gerti Bogdani për të mesuar perspektivën e tij. Kam biseduar me ekipin e ambasadës amerikane dhe të ODIHR dhe më herët kam folur me z. Rama”.
 

Arvizu dha dhe opinjonin e tij ndaj dy palëve:
 

“Të dyja palët po luajnë lojën e tyre dhe kjo është pjesë e politikës dhe duhet të ketë një kufi sepse mjaftë është mjaftueshëm dhe duhet të mendojnë për ndjenjat dhe shpresat e atyre që kanë hedhur votat e tyre”.
 

Më tej, Arvizu theksoi se i gjithë ky proces i tejzgjatur ka sjellë mjaftë lodhje, duke parë në të njëjtën kohë dhe gjendjen shëndetësore të deputetëve, për kreun e PS-së Rama dhe deputetin opozitar Erion Braçe.
 

“Ajo që më cudit mua është se ka një dakordësi, por konfuzioni është se të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për vlefshmërinë e votave dhe për ngadalësinë e procesit. Nëse vihet në pikëpytje vlefshmëria e fletës së votimit, duhet zhvilluar një proces për të sqaruar këtë gjë, sipas procedurave dhe nuk duhet ndëprerë numërimi. Është e premte dhe filluam të shtunën në mbrëmje, njerëzit janë të lodhur dhe të mërzitur nga kjo, numëruesit, vëzhguesit, palët dhe vetë kandidatët” tha më tej ambasadori.

“Procesi ka filluar të djelën mbrëma dhe të gjithë janë të lodhur dhe mendoj se më të lodhurit janë numëruesit, vëzhguesit dhe shtypi. Kam folur me Bashën dhe Ramën dhe qartazi ata janë të lodhur”.
 

Ndërkaq,ambasadori amerikan shprehu haptazi, se pas përfundimit të numërimit të votave do të ketë një fitues dhe një humbës, por e rëndësishme mbetet që humbësi të përgëzojë fituesin.

Por me një mesazh mjaftë të qartë, ambasadori deklaroi: “Lidershipi politik duhet të japë shenjën e tij, për të vijuar këtë proces”.

“Procesi i stërgjatë i numërimit mund të ndikojë në vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve, por më shumë duhet të pyesni zotin Stonestreet” tha me tej ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›