E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmi tronditëse në gjyqin për abuzimin me fëmijët

"Dino me kapte me pinca tek… Me hidhte vaj të nxehtë në trup dhe më rrihte"-kallëzoi para trupit gjykues 8-vjeçari F.H, një nga fëmijët e strehuar në këtë qendër. Me anë të video-konferencës, i mituri ka treguar të gjithë atë që ka përjetuar në këtë qendër gjoja bamirësie, por që ishte kthyer në ferr për fëmijët e pa shpresë.

Dino Christodulos dhe Robin Arnold akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me fëmijët e qendrës "Fëmijët e tij". Skandali në këtë qendër u zbulua disa vite më parë, kur u mor vesh se shtetasit anglezë abuzonin seksualisht me të miturit shqiptarë, ndërsa i ushqenin.

Drejtuesi i kësaj qendre David Braun është dënuar me 20-vjet burg për abuzime seksuale me fëmijë. Ai ishte arrestuar në Angli, por më vonë i ekstradua në vendin tonë, nga ku edhe mori dënimin.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›