Procesi i pajisjes me letërnjoftime elktronike shtrihet në të gjithë Prefekturën e Korçës

Pas Korçës, proçesi i paisjes me karta identiteti ka nisur në komunat më të mëdha të rrethit dhe në qëndrat kryesore urbane të qyteteve Pogradec, Ersekë e Bilisht. Zyrat postare në qytetet kryesore të rajonit të Korcës dhe në komuna, kanë nisur normalisht tregtimin e mandat-pagesave për paisjen me karta identiteti. Brenda 2 javëve nga fillimi i proçesit, mbi 9.000 mandat-arkëtime janë tregëtuar nga 23 zyrat postare, fillimisht në qytetin e Korcës dhe më pas në Pogradec, Ersekë, Bilisht e disa komuna. "Sipas një grafiku të caktuar ka filluar tregëtimi i mandat-arkëtimeve për paisjen me karta identiteti jo vetëm në Korçë, por dhe në disa komuna, si Pojan, Libonik e Bulgarec. Gjithashtu pak ditë më parë ka nisur dhe në Pogradec dhe komunën Buçimas, në Bilisht dhe komunën Miras të rrethit të Devollit, në qytetin e Ersekës dhe të Maliqit", tha se filialit të Postës në Korçë, Margarita Hoxhalli. Sipas saj, ka interesim në rritje për mandat-arkëtimet e kartave të identitetit dhe kryerjen e procedurave të mëtejshme pranë zyrave të Gjendjes Civile nga komuniteti, jo vetëm nga qytetarët, por edhe insititucionet. Për të shmangur radhët e qytetarëve, pranë të gjitha Zyrave postare në qytetet dhe komunat e prefekturës së Korçës,shërbimi funksionon me orar të zgjatur. Ndërkaq, edhe në komunat e tjera janë krijuar mjediset e përshtatshme për tregtimin e mandat-arkëtimeve për karta identiteti, ku puna pritet të fillojë sipas një grafiku të bashkërenduar me firmën që kryen paisjen me karta identiteti të qytetarëve.
...