E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani denoncon praktikat e zgjedhjes së fëmijëve sipas kërkesës së prindërve

Debati mbi bioetikën

Foshnje sipas kërkesave. Të përzgjedhura që më parë në bazë të seksit dhe të tipareve fizike. Ky është premtimi i “Fertiliti Institjuts” i Los Anxhelesit në SHBA, drejtuar nga Xhef Shteinberg. Në këtë tip klinikash, që u janë përkushtuar fekondimit artificial, mund të përzgjidhen embrionet për arsye jo vetëm shëndetësore, por edhe thjeshtë estetike. Po hapet kështu një front tjetër i bioteknologjive, që sjell me vete probleme të reja etike dhe morale, siç shpjegon Imzot Zgreça, president nderi i Akademisë Papnore për Jetën: “Nuk është hera e parë që dalin këto lloj lajmërimesh që kanë si qëllim të krijojnë klientelë. Sidoqoftë bëhet fjalë për një veprim etikisht të papranueshëm dhe që cënon dinjitetin e pasardhësve, mbasi ka si synim manipulimin e trupit të tyre, ta dominojnë atë, ta shndërrojë sipas shijeve vetjake. Ashtu sikurse është e paligjshme që një fëmijë që ka apo mund të ketë difekte trupore të eleminohet, kështu është edhe e paligjshme që të bëhet një përzgjedhje që u përgjigjet vetëm dëshirave të prindërve. Është rast tipik kur shkenca vihet në shërbim jo të së mirës por të dëshirës së porositësve, në këtë rast, në kurriz në fëmijëve. Kur dhunohet një ligj i krijimit, kaq i brishtë ligji duhet të interesohet. Tashmë është e qartë se instinkti manipulues – i cili në kohën e nazizmit ishte i realizueshëm deri në njëfarë pike mbasi nuk njiheshin të gjitha këto gjëra që dimë sot – e ka kapërcyer cakun. Në fillim dukje si një prirje e veçuar e etjes për pushtet që absolutizmi politik ka dëshiruar gjithmonë të ushtrojë mbi jetën e njerëzve, por fatkeqësisht ky tip instinkti për dominim është brenda vetë njeriut dhe mbijeton edhe tek regjimet që nuk janë totalitare. Është i njëjti parim që tashmë nuk favorizohet nga një regjim që pret rezultate bio-politike, por nga interesat e atyre që kanë parà dhe të cilëve u teket të luajnë me jetën e të tjerëve
Imzot Noca: Fjala e Zotit zbatohet përmes solidaritetit/Lajmi se Krishti u kryqëzua e u ngjall si edhe kuptimi i Shkrimit Shenjtë qenë disa nga temat që karakterizuan dy meditimet, udhëhequr sot paradite nga kardinali Fransis Arinze përpara Papës dhe Kuries Romake, të cilët të dielën e kaluar nisën ushtrimet shpirtërore për Krezhmë. Është një kohë liturgjike kjo në të cilën Kisha fton të gjithë besimtarët që të dëgjojnë më me vëmendje Fjalën e Zotit dhe të jenë më të gatshëm për të ndihmuar ata që gjenden në vështirësi individuale apo shoqërore. Mbi këtë në mikrofonin e Radio Vatikanit, flet drejtori i Karitasit italian Imzot Vitorio Noca. “Po përfitoj nga rasti për të theksuar sa e rëndësishme është të mbajmë parasysh tripërmasat e qenies sonë së krishterë: dëgjimin e fjalës së Zotit; pranimin e saj, kremtimin dhe pjesëmarrjen në Eukaristi. Domethënë është një çast kur ne kuptojmë se Zoti na do, se mirësia e Tij falas mbërrin deri tek ne, dhe nga ana tjetër jeta jonë, kishtare dhe shoqërore: marrëdhëniet, takimi, dëgjimi, vëmendja kundrejt situatave të ndryshme që na bëjnë të përjetojmë brenda së përditshmes takimin tonë me njerëzit. Kuptohet që e gjithë kjo kërkon një impenjim të madh përsa i përket veprave, sjelljes që duhet të zbatohet sipas asaj që thuhet në kapitullin e 25 të Shën Mateut Apostull – “pata uri e më dhatë të haja”, por edhe si një mënyrë më e bukur për të përjetuar vëllazërimin tonë në Kishë dhe në shoqëri.
Kryetarët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore në Turqi, në gjurmët e Shën Palit/Filloi dje në Turqi e do të vazhdojë deri më 7 mars, Takimi IX i kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore, me temë “Identiteti i krishterë në një botë multikulturore e multietnike”. Nisma merr si shembull Shën Palin Apostull, i cili predikoi dymijë vjet më parë, në një kontekst multikulturor e shumëfetar. Takimi zhvillohet në formën e një shtegtimi në disa vende që kanë të bëjnë me Shën Palin. Pasditen e 7 marsit, pjesëmarrësit do të priten nga Patriku ekumenik Bartolomeu I e do të marrin pjesë në Lutjen Mbrëmësore ortodokse. Ndër ta edhe përfaqësues nga Shqipëria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›