E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Mjekësisë në protestë

Studentët e fakultetit të Mjekësisë akuzojnë dekanin e Fakultetit se nuk po zbaton vendimin e rektorit të Universitetit të Tiranës për heqjen e stazhit. Protesta e studentëve u organizua sot paradite në Tiranë. 

TIRANE- Studentët e fakultetit të Mjekësisë protestuan sot paradite pasi kërkojnë heqjen e stazhit. Ata akuzojnë dekanin e Fakultetit të Mjekësisë se nuk po zbaton vendimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ku parashikohet heqja e stazhit. “Me kërkesën tonë rektori i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë një udhëzim ku parashikohet që viti i ri akademik për studentët e vitit të tretë dhe të katërt do të bazohet në rregulloren e vjetër”- tha një nga studentët protestues.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›