E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i prokurorisë, Rama: Berisha mbron veten

PS e cilësoi si “skandaloze” nismën e qeverisë për të ngritur komision hetimor ndaj Prokurorisë. Në një deklaratë për shtyp lideri i saj, Edi Rama tha se është manovër e kryeministrit për të mbrojtur veten dhe kërkoi dorëheqjen e tij. 

TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama e cilësoi si manovra të kryeministrit për të mbrojtur veten, sulmin ndaj Prokurorisë së Përgjithme. “Nuk është thjesht pavarësia e tij mendore që ai të mos pranojë pavarësinë e prokurorisë por ka dhe frikën se ka shpërdoruar pushtetin. Kryeministri ka abuzuar me pushtetin dhe ka ndikuar për të pasuruar disa njerëz në dëm të konkurencës së lirë. Kjo në kundërshtim flagrant me të gjitha arsyet që shqiptarët e njohën kryeministër 3 vjet më parë. Për intereas personale ai e ktheu qeveinë në një problem serioz për ne dhe për partnerët kombëtare”- tha lideri i partisë më të madhe në opozitë në një prononcim për shtyp të dhënë sot në mesditë.
Ai e cilësoi si “skandaloze” nismën e qeverisë për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Prokurorisë. Sipas Ramës, “nisma ka si qëllim të frikësojë Prokurorinë, dhe të mbrojë veten, pasi ka abuzuar me pushtetin.”

Kryetari i PS-së kërkoi dorëheqjen, gati 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare. “Do ishte mirë që ai të dorëhiqej përpara se shqiptarët të votojnë. I rikërjoj sot dorëheqjen. Për shkak të tij shqiptarët po vujanë më shumë dhe ndërkombëtarët po zhgënjehen.
Porto Romano.
Rama theksoi se socialistët do të refuzojnë ngritjen e komisionit hetimor për prokurorinë dhe e cilësoi atë si “pseudopropozim”. Ai i kërkoi prokurorisë të hapë hetim për skandalin me shitjen e tokave në Porto Romano dhe e cilësoi si “skenar të mirfilltë korruptiv” shitjen e tokave biznesmenit serbo- boshnjak, Damir Fazlic. “Prokuroria të hetojë blerjen masive të tokës, të cilat janë përcaktuar si toka bujqësore dhe që sipas ligjit nuk i shiten një të huaji” .

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›