Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gati për vitin tjetër
Nga Aurora Sulce
Vitin e ardhshëm do të ngrihet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Bëhet fjalë për një sturkturë të vacantë që është kusht i BE për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët.
TIRANE-Vitin e ardhshëm, siguria ushqimore do të garantohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ngritja e kësaj strukture është edhe një ndër kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo pasi siguria ushqimore mbetet një ndër problemet kryesore në vendin tonë.
Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana ka deklaruar se situata në vendin tonë përsa i përket sigurisë ushqimore është përmirësuar. Ndërkohë problem mbeten ende produktet ushqimore që shiten të hapur në tregje, të paambalazhuar sipas standarteve, apo, një pjesë e mallrave të importit që tregtohen pa etiketën në gjuhën shqipe.
(d.b/BalkanWeb)