Fushë-Krujë, aksidentohen 2 punëtorë të fabrikës së Çimentos
Dy punëtorë të fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë janë aksidentuar teksa një pllakë betoni në ambientet e fabrikës u ka rënë mbi kokë. Punëtorët kanë marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë.
FUSHË-KRUJË - Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur mesditën e sotme në fabrikën e Çimentos në Fushë-Krujë. Dy punëtorë janë aksidentuar gjatë kohës që po punonin në ngarkim-shkarkimin e thasëve me çimento. Një pllakë betoni e shkëptur nga tavani i ambienteve të brendshme të fabrikës u ka rënë mbi trup dy punëtorëve Shkëlqim Lleshi 40 vjeç dhe Agron Tonuzi 37 vjeç.
Dy punëtorët, njeri nga Thumana dhe tjetri nga Borizana, kanë marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia e cila ka nisur hetimin për ngjarjen ka hedhur dyshimet për mosrespektim të rregullave të sigurimit teknik në punë nga ana e drejtuesve të fabrikës.
(a.s/News24/Balkanweb)