PD: Rama, presion politik prokurorise

Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramen se po i ben presion politik prokurorise, per te vene para pergjegjesise penale Ministrin e Jashtem dhe ish ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.
“Me kete qendrim Rama deshmoi se si urrejtja patologjike per kundershtarin ashtu edhe terrori per vepren e shekullit, si sekretar i partise ish-komuniste urdheron prokurorine. Rama nuk mund te perdore institucionet e nje vendi”, u shpreh Bumci.
I menjehershem ka qene reagimi i socialisteve.
“Bumci duhet te tregoje se si ka abuzuar me detyren ne kohen qe ai ka qene minister Drejtesie. Me aq zell sa Aldo Bumci mbeshtet kryeministrin, aq duhet te tregoje edhe per abuzimet me detyren, gje per te cilen duhet te jape pergjigje”, u shpreh zedhenesja e PS-se, Mimi Kodheli.