E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti "Medicus" sërish sot në Gjykatë

PRISHTINE-Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë mëngjesin e sotëm po zhvillohet seanca e konfirmimit të akuzës për rastin e klinikës “Medicus”.

Seanca e parë e konfirmimit u mbajt më 14 dhjetorin e kaluar, derisa u vendos vazhdimi për në 6 janar për shkak të disa mosmarrëveshjeve ligjore.

Në rastin e klinikës “Medicus” janë 7 të pandehur, të cilët akuzohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit me njerëz, duke rekrutuar, transportuar dhe shfrytëzuar njerëz për zhvendosjen dhe transportimin e pjesëve të trupit; pastaj për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, veprime të paligjshme mjekësore dhe procedura të tjera mjekësore, përfshirë zhvendosjen e organeve njerëzore dhe transportimin e tyre.
Hetimet kanë filluar në vitin 2008 nga Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›