Gjermani, përplasetautobusi, vinte ngaKosova, 30 të lënduar
BERLIN- Një autobus është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 30 shtetasve në autostradën kryesore që lidh qytetet Shtutgart dhe Mynih në Gjermani. Agjencia e lajmeve DPA raporton se autobusi vinte nga Kosova. Për shkak të ngricave autobusi ka rrëshqitur dhe është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradë afër qytetit Augsburg.
Nga 30 të plagosurit, katër prej tyre kanë plagë të rënda.
Policia tha se drejtuesi i autobusit është përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy makinave.Në mbarë Gjermaninë raportohen qindra aksidente rrugore si pasojë e ngricave.
(europaelire/BalkanWeb)