KQZ pritet sot djegia e fleteve te votimit

Tirane 7 janar NOA - Pritet qe te nise diten
e sotme sipas parashikimeve procesi aq i diskutuar nga politika pergjate nje
viti e gjysem Djegia e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009
Keshtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar vendimit qe mori ne daten 29 dhjetor 2010 pa pranine e perfaqesuesve te opozites do te nise hapjen e kutive dhe materialet zgjedhore do ti dergoje ne Arkivin Qendror te Shtetit ndersa fletet e votimit qe jane brenda tyre do te digjen.
Konkretisht eshte mbledhur sot ne mengjes grupi i punes i ngarkuar nga institucioni i zgjedhjeve per tu nisur me pas drejt fshatit Lunder atje ku ruhen aktualisht kutite e votimeve te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Me pas ato do te transportohen drejt Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku edhe kutite do te hapen dhe do te nxirren prej tyre materialet per tiu dorezuar Arkivit Qendror te Shtetit.
Ne kete menyre KQZ deklaron se nuk po ben gje tjeter vecse po zbaton nenin 178 te Kodit Zgjedhor i cili konsiston ne djegien e fleteve te votimit dhe arkivim i materialeve zgjedhore proces ky i cili do te zgjase deri me 5 mars.
n.e/NOA