E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Në 2011-tënangazhohemi përKosovën evropiane

PRISHTINË- 2011-ta është viti i angazhimeve për Kosovën Evropiane, tha sot kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë, ku u vendos për rritjen e pagave për sektorin publik në Kosovë.

“Ky vit është viti i angazhimeve të mëdha të institucioneve të Republikës së Kosovës, por në veçanti Qeverisë, viti i angazhimeve për Kosovën evropiane, për Kosovën e zhvilluar, për Kosovën integruese, për Kosovën e investimeve kapitale, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale, për rend dhe ligj, pra për një perspektivë të gjithanshme”, theksoi Thaçi.

Kryeministri kosovar në detyrë siguroi se rritja e pagave në asnjë rrethanë nuk do të ndikojë në uljen e investimeve kapitale.

“Përkundrazi, këtë vit do të rriten investimet kapitale. Vetëm për Autostradën Vërmicë – Merdare, që tani ka arritur në kilometrin e 24, janë investuar 275 milionë euro për të punuar 365 ditë 24 orë në ditë”, theksoi Thaçi, duke paralajmëruar edhe vazhdimin e reformave drejt standardeve të integrimeve euroatlantike.

Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, nga janari i këtij viti rritja e pagave për mësimdhënësit parauniversitar është 50 për qind mbi pagën bazë, e po aq për për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, 40 për qind për Policinë, 30 për qind për shërbyesit civilë, oficerët doganorë dhe personelin e Administratës Tatimore të Kosovës, sektorin shëndetësor e zjarrfikësit, ndërsa pensionet për minatorët do të rriten sipas memorandumit të mirëkuptimit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›