E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi zgjedhor do te jete plotesisht i lire

Teksa i afrohemi gjithmone e me shume 28 qershorit dhe periudhes pas tij, mezi presim te shohim serish qe Policia e Shtetit te luaje te njejtin rol te paanshem dhe profesional ne Diten e Zgjedhjeve, qe e luajti kaq mire ne zgjedhjet per pushtetin vendor te 2007-es. Partite politike duhet te jene te ndergjegjshme per faktin se kane nje rol kyc per te luajtur per te garantuar qe e diela te jete nje sukses i jashtezakonshem dhe qe shqiptaret te mund te marrin pjese me ne fund ne zgjedhje qe ata i meritojne, zgjedhje qe plotesojne standardet nderkombetare. E pra, le te mos kete me probleme, te mos kete me justifikime, e as shfajesime per deshtimet e se kaluares. Kesaj radhe, keto zgjedhje do te duhet te funksionojne. Kjo do te thote qe dialogu publik te mbetet i qete dhe i arsyeshem. Mbi te gjitha, kjo do te thote qe gjithe votuesit te lejohen te shkojne ne kutine e votimit te lire, ne menyre qe ata te votojne ne menyre te fshehte dhe te pavarur per kedo qe deshirojne. Cilido qofte, burre apo grua, fshatar apo qytetar, plak apo i ri, punonjes i sektorit privat apo atij shteteror, cdo votues duhet te lejohet te ushtroje te drejten e tij apo te saj kushtetuese ne perputhje me ndergjegjen e vet, ne menyre te fshehte dhe pa asnje presion te jashtem. E pra, le te jene zgjedhjet e 2009-es zgjedhjet qe do te hapin nje kapitull te ri ne zhvillimin demokratik te ketij vendi. Le te mos kemi me histori votimesh familjare apo episode, ku votuesit 'instruktohen' qe te perdorin kamera celularesh per te regjistruar voten e tyre, pasi kjo eshte rreptesisht e ndaluar. E fundit, por jo me pak e rendesishmja, do te inkurajoja gjithe qytetaret qe ta shijojne te dielen, sepse ditet e zgjedhjeve - si ne shumicen e demokracive - shihen si 'festivale te demokracise', qe do te thote: hidheni voten tuaj! Le te mos harrojme se zgjedhjet behen per popullin dhe se ato nuk jane prone personale e partive politike. Te gjithe shqiptaret duhet te ndihen te sigurt se te dielen ata do te jene deshmitare te nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem. Cdo vote vlen, cdo vote do te numerohet dhe procesi i administrimit te zgjedhjeve do te jete plotesisht i lire, i hapur dhe transparent.

Une ndihem i sigurt se vota e popullit shqiptar diten e diel do te nxjerre nje qeveri te zgjedhur ne menyre te lire, nje qeveri qe do te punoje gjate kater viteve te ardhshme per te miren e popullit dhe qe do te punoje aktivisht per permbushjen e ambicieve integruese te popullit shqiptar. Dhe se fundi, do t'u beja thirrje gjithe shqiptareve qe nuk i kane marre ende leternjoftimet e tyre, te shkojne e t'i marrin tani - eshte e rendesishme - pasi pa to nuk do te mund te votoni dot te dielen!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›