E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota te mos shfrytezohet nga teknologjia

Kur vezhguesit nderkombetare te kene bere gati valixhet dhe te jene larguar, jane qytetaret shqiptare ata qe mbesin ketu per te sherbyer si roje te integritetit zgjedhor. Jane qytetaret shqiptare te cilet vendosin permes veprimeve te tyre si votues, si kandidate, si komisionere apo si vezhguese nese qytetaret jane te lire te shprehin vullnetin e tyre apo jo. Jane qytetaret ata qe duhet te ngrihen mbi interesat e ngushta mbi rezultatin e zgjedhjeve per te mbrojtur nje proces qe qendron ne thelb te vitalitetit dhe dinamizmit te nje shoqerie.

Une i kerkoj te gjithe votuesve shqiptare qe do te marrin pjese ne votimet e 28 qershorit, qe te ushtrojne te drejten me te cmuar civile, te drejten per te votuar dhe ju them atyre: mos kini frike te votoni! E thene sinqerisht, te gjithe e dime, qe zgjedhjet ne te kaluaren ne Shqiperi nuk i kane permbushur standardet nderkombetare. Si anetare e re e NATOS, Shqiperia ne keto zgjedhje duhet t'i plotesoje keto standarde. Praktikat manipuluese te se shkuares nuk duhet te perseriten me. Pra, nese dikush ju kerkon qe te bleje voten tuaj, nese dikush ju ben presion qe te votoni ne nje menyre te caktuar, nese dikush perpiqet t'ju frikesoje duke ju kercenuar me vendin e punes apo mireqenien e familjes tuaj, nese dikush ju kerkon qe ju te fotografoni fleten e votimit qe ai ta dije se si ju votuat, nese dikush perpiqet qe te ndryshoje nje pasaporte apo te shperndaje karta te falsifikuara qe te votoje shume here, nese policia apo zyrtar tjeter shfaq anshmeri ne cfaredolloj menyre, nese dikush perpiqet qe te vere dore mbi kutite e votimit apo te preke procesin e numerimit, ju lutem dijeni qe te gjitha keto veprime jane te paligjshme dhe raportojini ato tek vezhguesit.

Ju kerkojme qe te dini gjithashtu se komuniteti nderkombetar, perfshire edhe SHBA, do te jete duke ju vezhguar. Keto praktika qe pershkrova me siper jane praktika te se shkuares. Ato nuk kane vend ne boten e sotme apo ne Shqiperine e sotme. Prandaj i them qytetareve shqiptare: vota eshte e drejta e shenjte e demokracise, eshte privilegji i lirise. Mos ia lejoni kurrkujt qe te marre kete te drejte nga ju. Ndersa futeni ne qendrat e votimit ne 28 qershor mos harroni: Amerika eshte ne krahun tuaj, Amerika ju mbeshtet. Votoni ne paqe, ne liri dhe pa frike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›