Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel përballet me papunësinë e të rinjve
Evropë- Papunësia rekord në Evropë do të jetë fokusi i vëmendjes në një samit dy-ditor të BE-së, që pritet të nisë punimet në Bruksel.
Në të gjithë BE-në, gati një e katërta e njerëzve të moshës 18 deri 25 vjeç nuk kanë punë. Në Greqi dhe Spanjë më shumë se gjysma e njerëzve në këtë grup-moshë janë të papunë.
Udhëheqësit e BE-së do të konsiderojnë mobilizimin e 6 miliardë eurove më herët se sa ishte planifikuar për të ndihmuar në skemat e trajnimit të të rinjve.
Ka gjithashtu plane për të rritur huadhënien bankare për bizneset e vogla.
Një burim në Komisionin Evropian tha se një shtesë prej 10 miliardë euro në fonde për Bankën Evropiane për Investime (EIB) mund të përdoren për të inkurajuar bankat private për të dhënë më shumë kredi për bizneset e vogla dhe të mesme (NVM). Sipas tij ajo do të vijnë nga fondet strukturore të BE-së, të caktuara tashmë për rajonet më të varfëra të Evropës.
Dorina Bilbili/IDEA/