Procesverbal, datë 13.05.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
Informim i Kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, z. Agron Tufa, mbi procesin e organizimit të shortit për mandatet e anëtarëve të Këshillit.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Strazimir, Gerti Bogdani, Fatbardh Kadilli.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Agron Tufa, Kryetar i KD të RTSH-së, dhe Ilda Mele asistente juriste e Këshillit.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU Fillojmë së pari me procesverbalin e mbledhjes së datës 12 maj të Komisionit. Jeni dakort? Miratohet.
Sot kemi thirrur për informim z. Tufa, Kryetar të KD të RTSH-së, për të raportuar për problemin e hedhjes së shortit për mandatin e anëtarëve të Këshillit, të miratuar në Rezolutën e Kuvendit për Raportin e veprimtarisë 1-vjeçare të RTSH-së, për vitin 2010. Zoti Tufa ka ardhur me specialisten e Këshillit.
Mund të flisni shkurtimish z. Tufa.
AGRON TUFA Ne e morëm rezolutën e Kuvendit, e njohëm Këshillin me përmbajtjen e saj dhe presim të na sillni përfaqësuesin tuaj për të realizuar shortin. E shikoj si rast të mirë prezencën time në këtë mbledhje të Komisionit, për të njohur disa nga vështirësitë teknike në të cilat ndodhemi, pra, për të paraqitur situatën. Ia jap fjalën Ilda Meles, asistente juriste e Këshillit.
ILDA MELE - Në bazë të ligjit nr. 8410, datë 30.91998 Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, neni 88, pika 6 thuhet që 5 anëtarët e Këshillit së bashku me kryetarin kanë madat 5 vjeçar dhe 5 - 3/5- vjeçar. Shorti që duhej të ishte bërë, nuk është bërë. Ndërkohë ka kaluar mandati 3/5-vjeçar për një pjesë të anëtarëve të Këshillit. Por për disa prej tyre jo, pasi në 2006-ën numri i anëtarëve ishte 7, ndërkohë që në sajë të një marrëveshjeje politike, e cila e ndryshoi ligjin në vitin 2007, u zgjodhën dhe 4 anëtarë të tjerë. Kështu jemi para faktit që një pjesë kanë filluar në 2006-ën dhe 4 në 2007-ën. Ky është problemi. Ndërkohë në Këshill ka 2 vende vakante, zotërinjtë Braka dhe Toçi. Zoti Braka ka dhënë dorëheqjen që në dhjetor të 2008-ës, dhe ne, si Këshill, nuk kemi miratimin e kësaj kërkese, ndërsa zoti Toçi nuk është anëtar që me zgjedhjen e tij deputet. Pra, do të përfshihen edhe këto 2 vende në hedhjen e shortit? Se do të krijohet një lloj konfuzioni! Është edhe rasti i Ilir Nikollës, i zgjedhur në mars të vitit 2008, si pasojë e dorëheqjes së Mero Bazes. Pra, a do të hyjë në short ky, megjithëse ka bazë ligjore se si zëvendësuas zëvendëson mandatin!
MARK MARKU Po ti bjerë shorti për mandatin 3/5-vjeçar, edhe Nikolla duhet të ikë?
AGRON TUFA Po! Mandatet nuk kanë filluar të gjitha në një kohë. Vetë ligji e ka të qartë. Por ndërhyrja e një marrëveshjeje prish rregullat e lojës. Asnjëri nuk ka kohë të njëjtë. Plus dhe 2 mandatet mangut, njëri Braka- 2 vjet dhe tjetri Toçi si deputet, e komplikojnë situatën.
Pra, shorti duhet të hidhet për këta të 9-të apo për të 11-ët bashkë me 2 vendet vakante, se mund tu bjerë shorti atyre që realisht nuk janë!
ILDA MELE Nëse ju plotësoni vendet vakante, edhe ato do të hidhen në short?
ISMAIL HOXHA Duhet ta thjeshtësojmë situatën.
GENT STRAZIMIRI Nikolla është zgjedhur për zëvendësim mandati, jo individi, dhe ne shortin e hedhim për zëvendësim mandati.
AGRON TUFA E pranoj këtë logjikë. Por janë 1 vend vakant prej 2 vjetësh dhe 1 prej 1 viti, pra 2 vende vakante. Braka ka dhënë dorëheqjen për mbingarkesë dhe këtë nuk mund ta miratojmë ne, si Këshill, por Kuvendi, kurse Toçi është zgjedhur deputet.
KRESHNIK ÇIPI Shfazimin në kohë mund ta përdorim për eleminimin e shortit? Kush janë 7 anëtarët që kanë qenë dhe këto 4-tër që kanë ardhur, përfshi edhe këta të 2 vendeve vakante?
ILDA MELE Braka ka qenë ndër 7 të parët, ndërsa Toçi ndër 4 të dytët.
AGRON TUFA Ndërlikimin më të madh e paraqet mandati i Lubonjës, i zëvendësuar nga Baze, i zëvendësura nga Nikolla.
GENT STRAZIMIRI Me sa di unë zëvendësohet pjesa e mbetur e mandatit.
FATBARDH KADILLI Këta 4 që u shtuan, u shtuan në bazë të ligjit?
ILDA MELE Po, u bë një ndryshim në ligj në janar të vitit 2007.
FATBARDH KADILLI Parashikohej kjo në ligj? Pra, këtyre u quhet mandati si atyre që u zgjodhën më parë? Është shumë e paqartë!
ISMAIL HOXHA Duhet të veprojmë me mandatet e 11 vetave. Sipas projektligjit të ri që diskutuam mandatet kalojnë të gjitha në 5 - vjeçare në mandatin e dytë.
MARK MARKU Kjo ka kuptim nëse bëhet për mandatin e dytë.
AGRON TUFA Ky raporti 5 me 6 do të zbatohet ndaj 9 vetave, se 2 vende janë bosh?!
ISMAIL HOXHA I bëjmë me numra, të parin vendosim kryetarin, të dytin nënkryetarin dhe pastaj me radhë, pra si numra.
GENT STRAZIMIR Ata të 2 që do të zëvendësohen janë të zgjedhur nga opozita.
AGRON TUFA Pra 2 munguesit do të hidhen në short thjesht si mandate?!
ISMAIL HOXHA Po.
GENT STRAZIMIRI Si i keni renditur?
AGRON TUFA Nuk i kemi dhënë rëndësi kësaj.
GJERGJI PAPA Mendoj që duke përjashtuar Kryetarin dhe zëvendësin, të tjerët të vendosen sipas rendit alfabetik.
AGRON TUFA Po për vendet vakante? Dallimi i mandateve në vite është bërë që në këshillin pasardhës të mbeten njerëz me përvojë.
ILDA MELE Mandati i 2006-ës tashmë ka përfunduar.
MARK MARKU Caktimi me afate të ndryshme i mandateve ka të bëjë me vazhdimësinë.
ILDA MELE Dhe shorti hidhet vetëm një herë, se pastaj vazhdojnë pa short.
MUHAMET BELA Neni 88 i ligjit 8410, pika 1 dhe pika 6, e kanë qartë të përcaktuara mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues dhe si se ndahen mandatet. Te neni 93, pika 4, shprehet qartë që ai që zgjidhet për të zëvendësuar e ka mandatin aq sa ai që ka zëvendësuar.
FATBARDH KADILLI Kjo presupozon që shorti duhej të ishte hedhur që në fillim.
ILDA MELE Po, dhe gabimi i dytë është se kur u zgjodhën 4 anëtarët e rinj, duhej të vendosej se sa do të vazhdonte mandati i tyre!
MARK MARKU Faleminderit! Tani e kemi pak a shumë të qartë situatën. Ne do të diskutojmë edhe sot dhe do tju dërgojmë një përfaqësues të komisionit që të marrë pjesë në short.
AGRON TUFA Kur të më lajmëroni, unë do të mbledh Këshillin.
MARK MARKU Kur e keni mbledhjen e radhës?
AGRON TUFA - Pas Eurosong-ut, pra në fund të majit.
Largohen të ftuarit.
GENT STRAZIMIR Mandati për të dyja vendet vakante do të zëvendësohet nga e njëjta forcë politike që e ka propozuar.
MARK MARKU Duhet të marrim ekspertizë për këtë çështje. Jeni dakort? Komisioni shprehet dakort.
Diskutimin për këtë çështje do ta vazhdojmë në javën e parë të qershorit.
Mbledhja deklarohet e mbyllur
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfo