E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 12.05.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Diskutim për kalendarin e punës së Komisionit.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Strazimir, Gerti Bogdani, Astrit Bushati (zëvendësues i Fatbardh Kadillit).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.

HAPET MBLEDHJA

MARK MARKU Jeni dakort me procesverbalin e datës 29 prill 2010? Miratohet.
Sot do të diskutojmë kalendarin e punës së komisionit për muajin maj. Praktikisht, sipas Kalendarit të Punës së Kuvendit nuk kemi ndonjë projektligj. Nuk ka ardhur as ai për ndryshime në ligjin Për arsimin e lartë që e presim. Por, pavarësisht nga kjo, ne do të vazhdojmë të funksionojmë si komision dhe kemi nja 2 - 3 propozime. Për javën e ardhshme është menduar të ftohet në Komision z. Xhaferri, Ministri i Kulturës, Turizimit, Rinisë dhe Sporteve, në lidhje me funksioninim e parqeve arkeologjike në funksion të turizmit kulturor.
ADRIANA GJONAJ Të jetë në kuadrin e përgatitjes për sezonin e ri turistik.
GJERGJI PAPA Dua të shtroj këtu një shqetësim të intelektualëve dhe specialistëve korçarë në lidhje me projektin për muzeumet, posaçërisht për Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Ne kërkojmë që ai të mbetet muze historik kombëtar, pasi ka vlera të pallogaritshme. Me reformën që po bëhet nga Minstria, ai kthehet në aneks. Por ky është një muze, ku ka ikona të ikonografëve të njohur të shekujve XVI, XVII, XVIII, shumë i njohur edhe në Ballkan. Ska turistë që të mos e vizitojnë. Pra, ne kërkojmë që ai të mbetet muze kombëtar dhe jo sektor. Meqë po vjen Ministri, jam i mendimit ta ngremë edhe këtë problem.
RAJMONDA BULKU Është mirë që disa institucione të tilla të rëndësishme të vazhdojë ti mbajë Ministria, pasi është edhe problem fondesh.
ASTRIT BUSHATI Ne në Shkodër kemi një kërkesë të kundërt me tuajin për sa i përket Fototekës Marubi, të cilën kërkojmë të na mbetet në administrim ne, si qytet, bashkisë.
MARK MARKU Janë disa parqe si ai i Butrintit që janë simbolike.
MUHAMET BELA Butrinti, Gjirokastra dhe Berati mbrohen nga UNESCO.
ADRIANA GJONAJ Mund të thërrasim në raport edhe Ministrin e Arsimit, z. Tafaj, për sigurinë në shkolla, nisur nga ngjarja e rëndë në Elbasan, pavarësisht se nuk është përgjegjësia e tij direkte.
ISMAIL HOXHA Ne kemi të drejtë, si komision parlamentar, të thërrasim ministrat për informacion.
MARK MARKU Atëherë, meqë do të vijë Ministri i Arsimit, i kërkojmë informacion edhe se si dhe ku janë me përgatitjet për maturën shtetërore.
ISMAIL HOXHA I kërkojmë informacion edhe mbi përgatitjet për vitin e ardhshëm akademik 2010 2011 në sistemin shkollor parauniversitar. Nëse do të ketë gjë për të ndryshuar, të ndryshohet që tani.
MARK MARKU Atëherë jeni dakort që javën e ardhshme të kemi dy takime me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinsië dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferri, dhe me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, përkatësisht në datat 19 dhe 20 maj, të mërkurën dhe të enjten, ora 12.00?
Komisioni është dakort.
Për javën tjetër, pra për datat 26 dhe 27 maj , thërrasim Kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së për tu informuar për procesin e organizimit të shortit për mandatet e anëtarëve të Këshillit, si dhe për korrespondencën drejtuar komisionit.
GAZMEND BICI Por Kalendari i Kuvendit është miratuar për periudhën 3-20 maj 2010. Ndaj më mirë të presim miratimin e Kalendarit të ardhshëm dhe pastaj vendosim për datat matanë datës 20 maj.
MARK MARKU Atëherë e lëmë për nesër informacionin për shortin në KD të RTSH-së. Ngarkohen këshilltarët e Komisionit të përgatisin shkresat përkatëse.
Pra, miratohet kalendari për periudhën 12-20 maj 2010. Kalendari 2-javor i punës së Komisionit
(12-20 maj 2010) 1. 12 maj 2010, ora 12.00 - diskutohet dhe miratohet kalendari 2-javor i punës së Komisionit;
2. 13 maj 2010, ora 12.00 informimi i Komisionit mbi procesin e organizimit të shortit për mandatet e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së nga kryetari i tij, z. Agron Tufa;
3. 19 maj 2010, ora 12.00 informim nga Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferri, në lidhje me:
- funksionimin e parqeve arkeologjike, shfrytëzimin e tyre në rajonin turistik si qendra shumë të rëndësishme për vlerat etnokulturore të popullit tonë,
- varësinë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, në kuadër të reformës në fushën e trashëgimisë kulturore që do ndërmarrë MTKRS-ja.
4. 20 maj 2010, ora 12.00 informim nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në lidhje me:
- përgatitjen për maturën shtetërore,
- sigurinë në shkolla,
- përgatitjet për vitin e ri akademik 2010-2011.
Mbledhja deklarohet e mbyllur


Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jos

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›