Procesverbal, datë 18.02.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i p/ligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit .
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Mesila Doda, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Edi Paloka.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Ilia Paluka, drejtor i Agjencisë kombëtare të arsimit dhe formimit profesional.
Arjan Shahini, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Dhimitër Baka, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
HAPET MBLEDHJA
Miratohet proçesverbali i mbledhjes së datës 17 shkurt 2010.
MARK MARKU - Sot do të vazhdojmë me shqyrtimin e p/ligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve. Falenderoj të ftuarit. Sot kemi për të diskutuar tabelat si dhe nenit 9 që bashkarisht me mirekuptim e lamë ta diskutojme sot.
Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Dhori Kule na ka sjellë disa sygjerime mbi nenet 7, 9 dhe 13 dhe 14. Pretendon se këto nene krijojnë konflikt, struktura paralele apo dublime me strukturat dhe funksionet e parashikuara në nenet 59,60,61,62 dhe 63 të ligjit Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Kjo është vërejtja e parë.
Sugjerimi i dytë është për përbërjen e këshillit dhe raportet që krijohen me institucionet zbatuese, ku në pjesën e fundit të nenit10, pikën c të tij përfshihen të gjitha institucionet e arsimit të lartë si të tilla.
Në gjykimin e tyrekjo përbën rrezik ër shkelje të parimit kushtetues së autonomies universitare të parashikuar në nenin57/7 të Kushtetutës, autonomi e cila duhet garantuar me ligj.
Nisur nga rëndësia e këtij projektligji dhe objektivat e tij, për të ofruar kualifikimin në standarte të BE, rektorati sygjeron diskutim më të gjërë të këtij p/ligji me të gjitha strukturat dhe institucionet zbatuese që përfshihen në të si dhe grupet e interesit.
Kaq përsa I përket vërejtjeve të rektoratit. Mendoj ti rikthehemi neneve të sygjeruara përej tyre:
Neni 7, pika a,(lexon nenin):
- akreditimi I institucioneve per te ofruar programe, që çojnë drejt kualifikimeve të kornizës dhe vlerësojnë nxënësit/kursantët/studentët; ILIA PALUKA - Agjencia e kreditimit është nën këshill
ADRIANA GJONAJ - Çertifikimin e bëjnë institucionet e arsimit të lartë.
ILIA PALUKA - Këshilli nuk lëshon çertifikatën por thotë po kjo çertifikatë është pjesë e kornizës.
ADRIANA GJONAJ - Këshilli çertifikon programet.
MARK MARKU - Diplomën e jep institucioni, KSHK bën ekuivalentimin se cilit nivel i përket. Duhet saktësuar mekanizmi.
Neni 7, pika a të riformulohet si më poshtë:
Akreditimi i institucioneve të cilat ofrojnë programe, që çojnë drejt kualifikimeve të kornizës dhe vlerësojnë nxenësit/kursantët/studentët.
Neni 7/ç rifomulohet vlefshmëria e çertifikimit të nxënësve/kursantëve/studentëve.
MARK MARKU - Neni 9 ta lemë për ta diskutuar edhe një herë tjetër.
Verejtjet e rektorit per nenin 13 dhe 14. Mendoj se këto vërejtje nuk qëndrojnë.
Kalojme tek korniza ?
ADRIANA GJONAJ- Për pjesën e arsimit të lartë. Diplomat e nivelit të dytë qe mbarojnë studentet sot si do ti quajme?
ILIA PALUKA - Do të jenë master.Kur të miratohet korniza do të nxjerrë akte nënligjore për ta vlerësuar diplomën se në cilin nivel është. Këto janë pjesë teknike.
ADRIANA GJONAJ - Tek arsimi i lartë ke doktoratë, master etj.. tek niveli 4-8 e ke me tituj. Barchelor është program i studimit trevjecar?
ILIA PALUKA - Barchelor është si term program studimi, po te duam vëmë në kllapa fjalën diplomë.
ISMAIL HOXHA -Niveli i tetë është doktoratura, niveli i shtatë është master, niveli i 6 është barchelor-i, niveli 5 është niveli universitar dyvjeçar, niveli 4 i bie matura , niveli i tretë i bie midis arsimit bazë dhe pa përfunduar arsimin e mesëm, niveli i dytë është arsimi bazë, niveli i parë është arsimi i detyruar. Ligji i arsimit do ti përshtatet kornizës.
ADRIANA GJONAJ - Në ligj nuk duhet të flitet në një kolonë me termin certificate, në një me termin programe dhe në një diplomë.
Ministria e Integrimit ka sjellë ndryshime vetëm për titujt universitar.
ILIA PALUKA - I njëti term është përdorur, ç`fare keni përpara është për të qënë sa më të qartë.
ISMAIL HOXHA - Në parim ne jemi dakort që do të jenë 8 nivele. Në këtë tabelë e duam sa me të qartë pasi jemi 5 veta këtu në komision dhe nuk jemi të qartë. Institucionet zbatuese pastaj ç`do të kuptojnë? Ligji duhet të jetë i kuptueshëm dhe i zbatueshem.
MARK MARKU - Të henën mbledhja e fundit. Takohemi të hënën në orën 11.
Mbledhja deklarohet e mbyllur