22 prill 2010 - Rezolutë Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2009
//
R
E Z O L U T Ë
PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË
KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT PËR VITIN 2009
Kuvendi i Shqipërisë, - Duke njohur e vlerësuar rolin kushtetues të Kontrollit të Lartë të Shtetit për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të institucioneve qendrore e vendore që përdorin fonde publike;
- Duke vlerësuar kontributin e tij për përmirësimin e administrimit të fondeve publike;
- Duke vlerësuar rolin e këtij institucioni për ti siguruar Kuvendit, drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe publikut, në përgjithësi, informacionin e nevojshëm për administrimin e fondeve publike;
- Duke mbështetur e zhvilluar bashkëpunimin me këtë institucion, si dhe duke nxitur bashkëpunimin e tij me institucionet kombëtare e ndërkombëtare të fushës së kontrollit ekonomik e financiar; Konstaton se gjatë vitit 2009 Kontrolli i Lartë i Shtetit:
- Ka zbatuar detyrimet e përcaktuara në Kushtetutë, ligjin organik për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe planin e zhvillimit strategjik për periudhën 2009-2012;
- Ka ushtruar veprimtarinë e tij në përputhje me standardet e kontrollit, rregulloren e brendshme, manualet, si dhe dokumentet e tjera të institucionit;
- Ka përmirësuar dhe plotësuar metodologjinë e kontrollit, mbështetur në standardet e kontrollit të INTOSAI-t dhe produktet e projektit të bashkëpunimit me institucionet homologe të vendeve partnere;
- Ka përmirësuar cilësinë e veprimtarisë kontrolluese, nëpërmjet ndërtimit të një sistemi të kontrollit të performancës;
- Ka rritur efektivitetin e veprimtarisë së tij, nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë dhe rritjes profesionale të stafit kontrollues; ka rritur forcën zbuluese të kontrollit, si dhe ka rekomanduar zhdëmtimin dhe arkëtimin në Buxhetin e Shtetit të dëmit ekonomik të konstatuar;
- Ka rekomanduar marrjen e masave me karakter organizativ, administrativ e ligjor për rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike, si dhe ka ushtruar kontroll për zbatimin e tyre nga drejtuesit e institucioneve të ndryshme;
- Ka përdorur me efektivitet fondet buxhetore të institucionit, duke reduktuar shpenzimet për veprimtarinë kontrolluese;
- Ka rritur bashkëpunimin me organet e kontrollit të brendshëm në drejtim të programimit të subjekteve e të tematikave të kontrollit;
- Ka dhënë kontribut, nëpërmjet rekomandimeve, për përmirësimin e akteve ligjore e nënligjore;
- Ka informuar periodikisht institucionet e përcaktuara me ligj dhe publikun për rezultatet e veprimtarisë së tij kontrolluese. Kuvendi kërkon që për vitin 2010 Kontrolli i Lartë i Shtetit të thellojë më tej përvojën në drejtimet e mëposhtme:
- Rritjen e pavarësisë së institucionit dhe organizimin e kontrolleve me cilësi, efektivitet të lartë, objektivitet e profesionalizëm;
- Përdorimin gjerësisht të metodologjisë bashkëkohore në kontroll, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira në fuqi; përqëndrimin e kontrollit në subjektet me rëndësi të veçantë për ekonominë, të cilat menaxhojnë vlera të mëdha materiale dhe financiare në qeverisjen qendrore dhe vendore;
- Rritjen e cilësisë dhe të performancës gjatë kontrollit për përdorimin e kapitalit dhe të fondeve të huazuara nga institucionet financiare ndërkombëtare;
- Konsolidimin e bashkëpunimit me Kuvendin, në mënyrë të veçantë me Komisionin për Ekonominë dhe Financat, me Këshillin e Ministrave dhe institucionet qendrore, për përmirësimin e legjislacionit dhe administrimin e vlerave materiale e monetare; fuqizimin e bashkëpunimit me organet e drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit;
- Rritjen e nivelit profesional të stafit, veçanërisht të atij kontrollues;
- Forcimin e bashkëpunimit me strukturat e auditit të brendshëm, si dhe harmonizimin e veprimtarisë me to. Kuvendi përcakton si objektiva të tij, në raport me Kontrollin e Lartë të Shtetit:
- Forcimin e bashkëpunimit me këtë institucion, për përmirësimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore, veçanërisht të ligjit për Kontrollin e Lartë të Shtetit;
- Sigurimin e mbështetjes ndaj institucionit, për ti krijuar atij të gjitha kushtet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë;
- Realizimin e detyrimit ligjor për auditimin dhe kontrollin e veprimtarisë financiare dhe administrative të institucionit;
- Bashkëpunimin më të mirë dhe me efektivitet të Prokurorisë me Kontrollin e Lartë të Shtetit për administrimin dhe përdorimin e fondeve publike.
22 prill 2010
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritik