E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 03.02.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Diskutim për planin e punës mbi projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Edi Paloka, Mesila Doda.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.

HAPET MBLEDHJA

MARK MARKU Fillojmë mbledhjen. Sot në rendin e ditës kemi diskutimin për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Grupi i punës ka reflektuar vërejtjet e KE-së dhe duhet të fillojmë të diskutojmë për këto dhe, më pas, do të paraqiten në Komision.
Jemi në fazën e reflektimit të vërejtjeve të KE-së dhe procesi ka 12 faza, ndërsa ne jemi në fazën e 8-të. Ideja është që projektligji do bëhet më së shumti nga ne dhe pjesa që ka lidhje me institucionet monitoruese do bëhet nga Ministria e Shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga AKEP-i.
Te KD i RTSH-së mbetet pjesa e përmbajtjes. Kryesisht ata i kushtojnë rëndësi vërejtjeve dhe pavarësisë institucionale, si dhe mënyrës se si funksionojnë ato.
ADRIANA GJONAJ Në projektligj duhet parë me kujdes mënyra se si trajtohet privatësia, por ndërkohë duhet të ketë një kod etik se si respektohen të drejtat e konsumatorit, në këtë rast në raport me median vizive dhe raportet e ndërsjella. Të ketë rëndësinë e duhur pika e etikës në media, si, p.sh.., shpifja etj.
MARK MARKU Është diskutuar që të hiqet neni për shpifjen në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
ADRIANA GJONAJ Duhet parë mirë që të ketë një kod etik, në mënyrë që të respektohen të drejtat e njeriut.
MARK MARKU Në asnjë vend nuk ka urdhër gazetari që të rregullojë etikën. Profesioni i gazetarit, përjashto Italinë, nuk është profesion i licencuar. Kodet etike janë pjesë e pakteve morale që bëjnë shoqatat e mediave, për të garantuar njerëzit publikë nga shpifjet që mund të bëhen në media.
ADRIANA GJONAJ Sidoqoftë, duhet rregulluar një kod etike për këtë rast.
MARK MARKU - Duhet parë me kujdes, në mënyrë që të mos ndërhyjmë në ligj, që të mos minojmë ligjin për median. Ne do e sanksionojmë, por do e shikojmë se si do të rregullohet në projektligj. DED KASNECI Në asnjë vend perëndimor nuk është shfuqizuar neni për shpifjen, po ashtu edhe në Shqipëri është akoma në fuqi ky nen, sepse nuk mund të cenohet dinjiteti i njeriut , kështu që duhet parë me kujdes.
MARK MARKU Ka pasur nisma për ta hequr nenin për shpifejn edhe pse unë jam kundër heqjes së këtij neni. Ka një vendim qeverie që thotë se asnjë punonjës administrate nuk mund të ankohet kundrejt një akuze që i bëhet në media.
ADRIANA GJONAJ Mund të ketë një nen apo normë etike, që të ketë detyrimin që të hartojë një kod etike për institucionin që përfaqëson.
MARK MARKU Etika është e vetëzbatueshme, kurse Kodi i Etikës është i detyrueshëm.
ISMAIL HOXHA Edhe institucionet e arsimit të lartë kanë një kod etike të shkruar.
DIANA SOLIS Në çdo institucion ka një kod etike të shkruar.
GJERGJI PAPA- Problem është ta zgjidhim nga ana juridike.
MARK MARKU Kur ke thënë etikë, nuk ke thënë detyrim për të zbatuar këtë të fundit.
ISMAIL HOXHA Unë mendoj se duhet të ketë një kod etike në institucionet e medias.
MARK MARKU Nuk mund të ketë, sepse nuk mund tia kërkosh dot këtë dhe nuk mund ti detyrosh.
ISMAIL HOXHA Çdo institucion ka një statut, ku mund të parashkruhen rregullat e etikës, ne thjesht të përcaktojmë se ku të sanksionohen këto rregulla të etikës.
DIANA SOLIS Neni 30 i projektligjit e sanksionon normën e etikës.
MARK MARKU Ramë dakort në parim që kjo çështje të zgjidhet me këtë nen. Do të fillojmë të punojmë për reflektimin e vërejtjeve tona për projektligjin. E mira e këtij ligji është që kemi draftin paraprak. Do koordinojmë me institucionet monitoruese, me Ministrinë e Shtetit dhe me KKRT-në, si dhe do ia dërgojmë KE-së, dhe do procedojmë me aktorët e interesit.
Nesër kemi seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës për problemin e sigurisë nëpër stadiume. Federata nuk është një institucion që mund ti kërkojmë shumë llogari, por thjesht duhet ti këshillojmë dhe ti sensibilizojmë për rastin e fundit.
KRESHNIK ÇIPI Federata nuk është kaq e pavarur sa e ka bërë Armando Duka, sepse kjo federatë e ka varësinë nga Ministria e Kulturës. Por mënyra se si është menaxhuar kjo situatë, është bërë në atë mënyrë, që duhet të sqarohet kjo çështje. Konkretisht ne çfarë duhet të evidentojmë ?
ISAMIL HOXHA Ne duhet të flasim me ta për një sërë problemesh dhe si është organizuar, ndërkohë që gjendja është e tillë. Çfarë masash duhet të merren? Ka një problem që nuk funksionon.
MARK MARKU Ideja ime është që të qendrojmë te problemi i sigurisë në stadiume dhe çështjet e tjera ia lëmë Ministrisë së Kulturës për ti menaxhuar.
KRESHNIK ÇIPI Mund ti kërkojmë federatës një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional.
MARK MARKU Nesër në ora 11.00 mbledhja e rradhës.

Mbledhja deklarohet e mbyllur
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›