E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 17.02.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i p/ligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimit .
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Mesila Doda, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergj Papa, Edi Paloka.
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
Të ftuar:
Ilia Paluka, drejtor i Agjencisë kombëtare të arsimit dhe formimit profesional.
Arjan Shahini, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Dhimitër Baka, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

HAPET MBLEDHJA

Miratohet proçesverbali i mbledhjes së datës 11 shkurt 2010.
MARK MARKU - Sot do vazhdojmë me shqyrtimin e p/ligjit Per kornizën shqiptare të kualifikimeve. Falenderoj të ftuarit që kanë marrë pjesë në mbledhjet e komisionit për ekspertizën që kanë ofruar dhe ofrojnë. Sot do të kalojmë nenet e projektligjit, nesër paketën.
Gjatë kalimit të neneve dhe diskutimeve të ftuarit mund të ndërhyjnë për të shprehur mendimet e tyre.
Neni 1 - Gjatë shqyrtimit të p/ligjit duhet të kemi parasysh vërejtjet e komisionit të integrimit.
Neni 1,
Qëllimi i këtij ligji
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës shqiptare të kualifikimeve(më tej KSHK), për zhvillimin, njohjen dhe dhënien e kualifikimeve në Republikën e Shqipërisë, bazuar në standartet e njohurive, të shprehive dhe kompetencave, që duhet të arrijnë nxënësit/kursantet/studentët.
ADRIANA GJONAJ - tek qellimi nuk jepet se ç`farë është korniza shqiptare e kualifikimeve, propozoj të vihet tek qëllimi. Mendoj se duhet dhënë përcaktimi se ç`farë është kjo kornizë. Propozoj:
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kornizës shqiptare të kualifikimeve (më tej KSHK). Korniza e kualifikimit është si një përshkrimës sistematik i niveleve dhe tipeve të kualifikimeve, brenda sistemit tonë të arsimimit dhe formimit, bazuar kryesisht në një përshkrim të rezultateve të të mësuarit. ILIA PALUKA - Në qoftëse do të shihni në faqen tjetër, neni 3 jep përkufizimet. Aty do të gjeni edhe përkufizimin për kornizën shqiptare të kualifikimit.
Neni 1 miratohet nga komisioni siç është.
Mark Marku - Neni 2, keni vërejtje apo sygjerime?
Nuk ndryshon, miratohet siç është.
Neni 3 - Kemi sygjerimin e Komisionit të Integrimit. Kerkohet riformulimi I pikes dh te nenit. Jeni dakort me sugjerimin?
Komisioni miratoi riformulimin e pikës dh, të nenit 3, sipas propozimit të Komisionit të integrimit:
Korniza shqiptare e kualifikimit, në vijim (KSHK) një sistem kombëtar për klasifikimin e kualifikimeve sipas një tërësie kriteresh për nivele specifike të të nxënit të përfituar, që ka për qëllim integrimin dhe koordinimin e nënsistemeve kombëtare të kualifikimeve dhe përmirësimin e transparences, aksesit, përparimit dhe cilësisë së kualifikimeve që lidhen me tregun e punës dhe shoqërinë civile.
MARK MARKU - Neni 4.
ADRIANA GJONAJ - pika b, rreshti i dytë, pas fjalës nxënësve të shtohen fjalët studentëve, kursantëve,
Në fund të po këtij neni, pika b, pas fjalës Formimit të shtohet togfjalëshi kombëtar dhe ndërkombëtar.
ILIA PALUKA - Nëse më lejoni një sqarim. Grupi i punës e ka pasur variantin e tij shumë të shtjelluar dhe në Ministrinë e Arsimit ka qënë tendenca për të pasur formulime sa më të shkurtra por të qarta.
MARK MARKU - Neni 4 miratohet me ndryshimet e propozuara. Kalojmë tek neni 5.
ADRIANA GJONAJ - Në nenin 5, pika 1 shprehja aneksin 1 të ndryshohet e të bëhet Shtojca 1 dhe 2.
Miratohet.
ISMAIL HOXHA - Tek neni 5, pika 4/b shprehja sofistikimi i gamës të ndryshohet e të bëhet përsosja e tërësisë.
Dhe po tek neni 5, pika 4/c shprehja së pranuar dhe autonomia e treguar të zëvendësohet me dhe autonomisë së përcaktuar me ligj.
Neni 5 miratohet me ndryshimet e propozuara.
MARK MARKU - Neni 6, miratohet. Neni 7;
ADRIANA GJONAJ - Në këtë nen, në pikën 1, shprehja mirëmbajtjen të zëvendësohet me shprehjen mirëfunksionimin. Ky zëvendësim të pasqyrohet në të gjithë tekstin e ligjit.
Në nenin 7, pika1/a, shprehja për të ofruar të zëvendësohet me shprehjen të cilat ofrojnë.
Pika ç, e nenit 7 të riformulohet Vlershmëria e çertifikimit të nxënësve/kursantëve/studentëve të suksesshëm.
Neni 7 miratohet me propozimet e mësipërme.
MARK MARKU - Neni 8, keni propozime?
KRESHNIK ÇIPI - Tek neni 8, pika3/b, të riformulohet
Këshillimi për politikat, që lidhen me KSHK-në dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e funksioneve të saj, dhe bashkërendimi i veprimtarive për zbatimin e tyre; Po tek ky nen pika3/c shprehja Këshillimi i Këshillit të Ministrave të bëhet Këshillimi për Këshillin e Ministrave.
Neni 9.
ADRIANA GJONAJ - Neni 9, tek pika ç, të shtohet fjala të dhomave. Tek pika d, pas fjalës të sindikatave të shtohet fjala arsimore.
Ka një propozim për të shtuar dy përfaqsues nga sindikatat e punëdhënësve. Do doja të dija mendimin e specialistit.
ILIA PALUKA - Unë nuk jam dakort që numri i këtij këshilli të jetë 7. Numri duhet të jetë 15 ose 13 për detyrat dhe aspiratat që ka.
MARK MARKU - Neni 9 do te rishihet në mbledhjen që do të zhvillojmë nesër pasi duhet parë me kujdes.Vazhdojmë me nenin 10.
Neni 10
Tek neni 10, pika 1 shtohet nënpika d:
d) Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
Tek pika 2 shtohet nënpika c:
c) Të kryhen periodikisht vlerësime të tregut të punës .
Neni 10 miratohet me ndryshimet e propozuara. Duhet të verifikohet nëse emërtesa Instituti i kurrikulave dhe trajnimit është e saktë.
MARK MARKU Neni 11, vërejtje nuk ka, miratohet.
Neni 12, vërejtje nuk ka, miratohet.
Neni 13, vërejtje nuk ka, miratohet.
Neni 14, vërejtje nuk ka miratohet.
Neni 15, vërejtje nuk ka, miratohet.
Neni 16, miratohet.
Neni 17, miratohet.
Mbledhjen e sotme e mbyllim këtu, do të vazhdojmë me tabelat nesër si edhe me nenin 9.

Mbyllet Mbledhja
Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jo

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›