E Shtunë, 31 Tetor 2026

29 prill 2010 - Rezolutë Për vlerësimin e punës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2009

// R E Z O L U T Ë PËR VLERËSIMIN E PUNËS SË INSPEKTORATIT TË LARTË TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE PËR VITIN 2009
Kuvendi i Shqipërisë,
- Duke konsideruar luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave si një nga sfidat kryesore dhe prioritet e kësaj mazhorance;
- Duke riafirmuar rolin e pazëvendësueshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në zbulimin, evidentimin, dhe parandalimin e konfliktit të interesave dhe praktikave të pasurimit korruptiv;
- Duke vlerësuar arritjet dhe rezultatet efektive të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në parandalimin e zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave dhe në zbulimin e fshehjes së pasurisë për vitin 2009;
- Me objektivin që lufta kundër korrupsionit të sjellë rezultate të qarta, të forta e të pakthyeshme, në stabilizimin e plotë të kulturës qeverisëse antikorruptive, Konstaton për vitin 2009 se ILDKP-ja:
- Ka ushtruar me vendosmëri kompetencat e tij ligjore për dhënien e masave administrative dhe dërgimin e çështjeve në organin e akuzës, në zbatim të ligjit, për zyrtarët që kanë refuzuar deklarimin e interesave privatë, kanë fshehur pasurinë apo kanë bërë deklarim të rremë, si dhe për shkelje të ligjit të parandalimit të konfliktit të interesave;
- Ka dëshmuar një vullnet të mirë dhe është bërë nismëtar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me struktura të specializuara e përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit e krimit ekonomik, brenda dhe jashtë vendit;
- Ka vazhduar trajnimin me subjektet e parashikuara në ligj, në lidhje me zgjidhjen e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive, duke synuar në këtë mënyrë rritjen e performancës së zyrtarëve të administratës në institucionet qendrore dhe vendore. Për vitin 2010 kërkon:
- ILDKP-ja të vijojë forcimin e kapaciteteve për administrimin e konfliktit të interesave në institucionet publike;
- Të propozojë ndryshimet e nevojshme në legjislacion për rregullimin e pasojave juridike të shkaktuara nga situatat me konflikt interesi dhe për ndëshkimin e zyrtarëve apo personave të lidhur me ta, përgjegjës për konfliktin e interesit;
- Të forcojë marrëdhëniet publike e të promovojë veprimtarinë e vet, me qëllim sensibilizimin dhe edukimin nëpërmjet shembujve të veprimit të ligjit, si dhe për të rritur besimin e publikut në efiçencën e mekanizmave të vet antikorruptivë;
- Të kërkojë me më shumë forcë e vendosmëri nga organet e ndjekjes penale procedimin rezultativ të zyrtarëve të zbuluar prej tij në konflikt interesi apo në fshehje të pasurive të tyre;
- Të informojë publikisht ose drejtpërdrejt Kuvendin për rastet kur autoritetet përgjegjëse, respektivisht Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë apo Ministria e Drejtësisë neglizhojnë ose kapin rezultate të ulëta në ndjekjen dhe ndëshkimin e konfliktit të interesit apo fshehjes së pasurisë të zbuluar prej tij;
- Të forcojë instrumentet e investigimit administrativ, sidomos në sektorë të jetës publike, ku fenomeni i korrupsionit është më i përhapur dhe besimi i publikut më i ulët;
- Të vijojë forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj shoqërisë civile, medias dhe publikut të gjerë për informacionet e dhëna për rastet e denoncimit të shkeljes së ligjit për deklarimin e interesave privatë pasurorë, si dhe për rastet e identifikimit të konfliktit të interesave.
29 prill 2010 Print Email Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://79.106.1.252/jozefinatopalli/media/diplomacia/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player. më shumë Lajme e fundit Kryetarët e Parlamenteve europiane për zgjedhjet e 28 qershorit : Nuk ka argument kundër fituesit, ai që humb nuk mund justifikohet! [ 13 Qershor, 2010 ] Në kuadrin e diplomacisë parlamentare Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi këtë konferencë të Këshillit të Evropës për të lobuar me të gjithë kryetarët e parlamenteve të 27 vendeve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryetarja e Kuvendit takohet me krerët e parlamenteve europianë, në lobim për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. [ 12 Qershor, 2010 ] Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin e veçantë me Kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Heyman dhe Nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst, vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Britanisë, në proceset e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt. [ 12 Qershor, 2010 ] Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane, pas një viti. Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për të kërkuar dhe një herë mbështetjen e këtij vendi për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave. [ 12 Qershor, 2010 ] Gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar, u shpreh: "Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, nuk do e lidhim çështjen e vizave, me situatën politike në Shqipëri". Kryetarja e Kuvendit takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim. [ 12 Qershor, 2010 ] Nënkryetari i Parlamentit portugez i premtoi Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, liberalizimin e vizave, këtë pritshmëri të madhe të shqiptarëve. Jozefina Topalli: "Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita". [ 11 Qershor, 2010 ] Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro. [ 10 Qershor, 2010 ] Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kuvendi mblidhet në seancë plenare [ 10 Qershor, 2010 ] Njoftim për shtyp [ 09 Qershor, 2010 ] Konferenca e Kryetarëve e mbledhur sot, datë 09.06.2010, me praninë e Kryetarëve të grupeve parlamentare shqyrtoi kalendarin tre javor të punimeve dhe programin e punës. $j(document).ready(function($) { $j("#ticker01").show();

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›