Inflacioni vijon te kete nje tendence renese

Inflacioni vijon të ketë një tendencë rënëse. Megjithatë, për muajin korrik ky tregues ka rënë vetëm 0.2 për qind në krahasim me një muaj më parë, duke shkuar në 2.7 për qind. Sipas INSTAT, ulje çmimesh ka pësuar grupi i ushqimeve, grupi i veshjeve si dhe grupi i qerasë dhe lëndëve djegëse. Ndërsa, grupi i transportit, ka shënuar rritje, sipas pasojë e rritjes së çmimit të naftës e benzinës . Banka e Shqipërisë ka deklaruar, se aktualisht inflacioni mbetet i ulët, por i kontrollueshëm.