Minatorët e Bulqizës vijojnë edhe sot grevën e urisë

25 minatorët e Bulqizës vijojnë të qëndrojnë në grevë urie, e cila po zhvillohet në nivelin 14 të minierës, 1400 metra nën tokë. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet nga lagështia. Pjesa tjetër e minatorëve vijon protestën në ambientet pranë zyrave të “ACR”, duke mbështetur grevistët.
Minatorët e Bulqizës, ditën e djeshme vendosën të hyjnë në grevë urie, pas 22 ditë protestash. Ata shprehen të vendosur se nuk do të ndërpresin as grevën as protestën, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Minatorët kërkojnë rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.