Spanja fiton 2-1ne fushen e Porto Rikos
Për 45 minuta të dukej se po shikoje finalen ndaj Italisë. E tillë ishte Spanja në pjesën e parë në fushën e skuadrës jo edhe aq të fortë Porto Riko, në një miqësore të së mërkurës. Publiku ishte i entuziazmuar nga vizita e kampionëve të shumëfishtë dhe ndeshja nuk zhgënjeu.
Kampionët e Europës shënuan golin e parë me anë të Santi Kazorlës me një gjuajtje të fortë e të saktë nga largësia, ndërsa epërsia mike vazhdoi. Kjo në minutën e 42-të. Tri minuta më pas, ishte Sesk Fabregas që dyfishoi shifrat duke dërguar topin në rrjetë, ndihmuar edhe nga krosimi i shkëlqyer i Hezus Navasit.
Skuadra e Visente Del Boskes duhej të kishte shënuar 5 gola në 45 minuta dhe jo 2 sa arriti të realizonte, pra humbi shumë raste.
Edhe në pjesën e dytë u vazhdua për shumë minuta me të njëjtën “muzikë” dhe portierit vendas, Gaudete iu desh të shkëlqente për të shpëtuar portën e tij nga një tjetër gjuajtje e Kazorlës nga goditja e dënimit. Dueli Gaudete-Kazorla vazhdoi, por në 65’ portorikanët papritmas shënuan.
Ky gol pati gjithashtu ndihmesën e çmuar të portierit, pasi Sintron realizoi në vijim të një goditjeje standard të Gaudetes që nga porta e tij drejt zonës kundërshtare. Pepe Reina u thye dhe Porto Riko u ndodh pranë barazimit.
Më tej, nuk ndodhi asgjë edhe pse Spanja po luante ndaj një kundërshtari që ndodhet 137 vende më poshtë në renditjen e FIFA-s.
Në përfundim në takimit, trajneri iberik, Visente Del Boske, ishte disi kritik për të vetët. “Nuk mund të them se ishte një ndeshje shumë e mirë, - u shpreh ai, - por duke qenë se jemi ende pa filluar sezoni, ishte një test i vlefshëm për ne ndaj një kundërshtari të mirë që ka mbrojtje të fortë. Ne luajtëm praktikisht në një portë, bëmë atë që duhej, por nuk ishim aq të qartë në mbyllje të aksioneve”.
Spanja do të nisë mbrojtjen e titullit botëror në eleminatoret që fillojnë më 7 shtator në fushën e Gjeorgjisë, në grupin I.