E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet zjarri ne Parkun e Dajtit

Falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë zjarri që përfshiu Parkun Kombëtar të Dajtit në pjesën më të madhe është shuar. Akualisht flakët janë lokalizuar në dy vatra dhe po punohet për shuarjen e tyre edhe në rreth 7 hektarë pyje të mbetura nga 40 hektare gjithesej

Flakët mendohet të kenë dëmtuar rreth 10 hektarë pyje të reja të mbjella pas zjarrit të rënë rreth 5 vite me parë. Por sipas shefit të Parkut Kombëtar të Dajtit Lutfi Miftari, dëmi i shaktuar do të përllogaritet me saktësi menjëherë pas shuarjes së plotë të flakëve, atëherë kur sipas Miftarit pritet të nisin dhe hetimet për të gjetur nëse zjarri ka qenë i qëllimshme apo jo.

Ndërkohë që shefi i Parkut Kombëtar të Dajtit thekson se pas shuarjes së flakëve veç masave që duhen marrë për pastrimin e zonës sipërfaqja e degraduar duhet rigjeneruar me mbjelljen e bimësisë së re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›