E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet e detit dhe te ujerave te embla ministri Ruli njihet me arritjet

Prodhimet e detit dhe ujërave të ëmbla po njohin rritje të përvitshme të përpunimit dhe eksportit. Kështu, koca, levreku, gjuzat, sardelet apo dhe bretkosat janë ndër prodhimet “Made in Albania” që po kërkohen gjithnjë e më shumë si në tregjet vendase ashtu dhe në ato të Europës. Gjatë një vizitë të bërë në Novoselë, ku gjendet një prej fabrikave më të mëdha të përpunimit të bretkosës dhe gjuzës së ujërave të ëmbla, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli u njoh nga afër më arritjet në këtë sektor. 
Vetëm kjo fabrikë ka dyfishuar prodhimin dhe parashikimet janë që tendenca në rritje të vijojë vit pas viti. Në vitin 2011 nga kjo fabrikë u përpunuan rreth 51 ton peshk i ujërave të ëmbla dhe rreth 180 ton bretkosë. Gjatë vizitës në Vlorë, ministri ishte dhe në një prej fermave më të mëdha ujore në Shqipëri. Në Gjirin e Vlorës janë ngritur dhjetëra vaska të rritjes së peshkut koce dhe levrek, me 11 milion euro investim.
“Modernizimi i impianteve përpunuese dhe fermave të ujit ka bërë që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese dhe të eksportohen çdo vit e më shumë si në sasi ashtu dhe në vlerë monetare. Gjatë vizitës në Fabrikën e Peshkut dhe Bretkosave në Novoselë, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit tha se shifrat tregojnë që ka rritje të dukshme të prodhimit. “Cilësia e gjuhëzës së liqenit të Kukësit, Komanit dhe Pogradecit ka bërë që pjesa dërrmuese e këtij prodhimi të eksportohet në Itali dhe vende të tjera”, -tha ministri Genc Ruli. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›