E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ shperndarje reagon ndaj protestave te banoreve

CEZ Shpërndarje është e vendosur të mbledhë të gjitha detyrimet që konsumatorët kanë ndaj kompanisë, pavarësisht rezistencës që hasin nga banorët në disa zona të vendit. Duke iu referuar situatës më të fundit në disa komuna të Kukësit dhe Peshkopisë, ku banorët hynë me forcë në nënstacionin elektrik, për të lidhur energjinë ,drejtues të CEZ thonë se këta banorë janë 100 % debitorë.

Sipas Cez Shpërndarje do çohen për ndjekje penale ata persona që dhunuan nënstacionin elketrik.

Për të gjithë debitorët ,kompania ka mundësuar edhe pagesë me këste mujore për shlyerjen e detyrimeve,por banoret e këtyre zonave që janë totalisht debitorë përsëri nuk kanë kryer pagesat.

CEZ shpërndarje javët e fundit ka ndërmarrë një aksion në të gjithë Shqipërinë për ndërprerjet e të gjitha lidhjeve të paligjshme të energjisë si dhe për mbledhjen e të gjitha detyrimeve që kansumatorët kanë ndaj kompanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›