E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e madhe seksuale rikthen semundjet

Rikthehen sëmundjet e viteve ‘90. Pas një periudhe pauze specialistët e shëndetit publik në Tiranë në mënyrë tërësisht rastësore nëpërmjet dhurimeve të gjakut zbulojnë 9 persona me sifiliz. Për vetë rrugën e transmetimit, atë seksuale, e cila e bën sifilizin të cilësohet si një sëmundje turpi, të prekurit hezitojnë të kërkojnë ndihmë të specializuar. Për këtë mjekët mendojnë se numri mund të jetë më i madh.

Veç riskut për të mbetur infertil të prekurit nga infeksionet seksualisht të transmetueshme janë 10 herë më të ekspozuar ndaj virusit HIV, rastet e të cilit po shtohen çdo ditë. Vetëm këtë vit po nëpërmjet dhurimeve të gjakut janë zbuluar 19 raste të reja.

Liria e madhe seksuale, por dhe mungesa e informacionit cilësohen ndër shkaktarët kryesorë të infeksioneve seksuale, të cilat po kthehen në një ndër shqetësimet e shëndetit publik, jo vetëm për shtimin e tyre, por dhe se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë, të cilët megjithëse të etur për të marrë informacion shpesh gjenden përballë tabuve për të biseduar rreth këtyre temave.

Mungesa e informacionit të saktë bën që vetëm 11% e shqiptarëve të përdorin metodat moderne të kontracepsionit një shifër shumë e ulët kjo, krahasur me vendet europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›