E Shtunë, 31 Tetor 2026

SP ul parashikimin per ekonomine evropiane

Rritja ekonomike në Europë është gjithnjë e më në rrezik për shkak të procesit të reduktimit të borxhit publik të ekspozuar kryesisht në sektorin publik, privat dhe atë bankar. Kështu thuhet në raportin e agjencisë së vlerësimit të kreditit S&P. Sipas parashikimeve të agjencisë theksohet se do të duhen ende shumë vite për të kompletuar procesin e rimëkëmbjes dhe kjo do të shtoj mundësitë që në vitin e ardhshëm të vërehet një rritje ekonomike e dobët. Europa ka 40% mundësi për të hyrë në një recesion të dytë gjatë 2013-ës thuhet në raportin e S&P. Analistët e agjencisë ndërkombëtare vlerësojnë se mundësia për një dopio recesion shtohet kryesisht nëse do të vonohej rimëkëmbja e tregtisë ndërkombëtare e ndonjë ekonomie emergjente, nëse ndonjë nga vendet e mëdha të Eurozonës do të humbas aksesin në tregjet e kapitalit ose nëse ngadalësimi i kërkesës së brendshme do të ishte më i dukshëm. Sipas S&P parashikohet që PBB i Eurozonës për 2012-2013 do të jetë në rënie për këtë vit deri në 0,6%, ndërsa për vitin tjetër mund të ketë një rritje nga 1% në 0,4%. Ndër të tjera në raportin e S&P thuhet se procesi i reduktimit të borxhit që po aplikohet njëkohësisht në sektorin publik, në atë privat dhe bankar do të kufizojë rritjen ekonomike. Sipas analistëve të agjencisë, procesi i reduktimit të borxhit ka arritur stade të ndryshme në sektorë të ndryshëm të vendeve të Eurozonës por do të duhen ende disa vite më parë se të përfundojë. Për ekonomistët e S&P edhe për vitin 2013 rritja do të vijojë të jetë e dobët. Sipas tyre shifrat e fundit ekonomike tregojnë se shumë ekonomi të Europës janë në recesion dhe se gjithnjë e më shumë vende janë të kushtëzuara nga kjo situatë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›