E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junker i ashper me Berlinin

Presidenti i Eurogroupit Jean Claude Juncker është treguar i ashpër ndaj qeverisë gjermane për mos mbështetje të interesave të BE. Përse vijon vazhdimisht të shikojë interesat e saj të brendshme për cështjet që i përkasin të gjithë Europës, dhe përse e trajton Eurozonën si një filial të saj deklaron kreu i Eurogrupit. Për Juncker nuk mund të diskutohet hipoteza e daljes së Greqisë nga Euro vetëm për të mbështetur një argument të politikës së brendshme që nuk vlen shumë ka thënë Juncker duke kritikuar Gjermaninë në një intervistë për një të përditshme gjermane. Nëse të gjitha qeveritë e monedhës së përbashkët do të bënin të njëjtën gjë cfarë mund të mbetet më për të qenë të unifikuar ka theksuar Juncker. Sipas tij nuk ka më kohë për të humbur. Tashmë duhet t’i bëjmë të qarta të gjitha mjetet për të qenë të vendosur në garantimin e stabilitetit të bashkimit monetar, ka thënë kryeministri i Luksemburgut.
Por pas këtyre kritikave drejtuar Berlinit, zëdhënësi i Merkel ka sqaruar në një konferencë për shtyp qëndrimin e qeverisë mbi cështjet e eurozonës. Lidhur me rolin e BQE në futjen e tregjeve të bonove, qeveria gjermane ka besim në pavarësinë e saj, ka thënë zëdhënësi i ekzekutivit gjerman. Ky institucion po bën detyrën e vet ka thënë Georg Streiter, duke shtuar kështu perspektivat sipas të cilave BQE do të fillojë blerjen e bonove qeveritare të vendeve të Eurozonës, kryesisht italiane dhe spanjolle, të cilat rrezikojnë të dalin jashtë tregjeve financiare. Gjithsesi zëdhënësi i Merkel ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e qeverisë se nuk ka ndryshuar opinion mbi hyrjen në këto tregje të eurobondeve. Sipas ekzekutivit gjerman blerja e borxheve në nivel europian nuk është në interes të Berlinit. Qeveria ka thënë ai shumë herë ka theksuar se është e gatshme të shpëtojë eurozonën në formën e saj aktuale, me të gjithë partnerët e saj anëtare, duke iu dhënë përgjigje kështu edhe deklaratave të ministrit të ekonomisë Philip Rösler, i cili është shprehur skeptik mbi qëndrimin e Greqisë në Eurozonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›