Prodhimet e kontrolluara ministria Nuk ka nevoje per kimikate

Cilësia e perimeve dhe frutave që vijnë nga fermat vendase është e pëlqyeshme dhe nuk krijon probleme për shëndetin e konsumatorëve. Ky mesazh vjen nga zëvëndës ministri i Bujqësisë, Tokli Thomai, i cili për Albanian Screen thotë se i gjithë cikli i prodhimit është i kontrolluar.
“Ne ndjekim lidhjen që ka prodhimi me furnizuesin e kimikateve, lidhjen që ka prodhimi me specialistin këshillimor. Kështu që situata në terren është e njohur. Marrim informacion nga fermerët. Ky përdorim bëhet dhe zhvillohet nën konsulencën e specialistëve tanë në terren”- shprehet Thomai.
Sipas zotit Thomai përdorimi i kimikateve është i kontrolluar dhe lejohet me ligj, por në shumë raste vetë fermerët nuk janë të interesuar të përdorin stimulues për rritjen e produkteve.
“Nuk është e nevojshme të përdorësh hormone për të pjekur artificialisht fruta dhe perime kur natyra vetë i pjek ato në mënyrë normale. Përshpejtimi do të ishte në dëm të cilësisë dhe kjo nuk ndodh. Nuk kemi problematikë të tillë sot në fruta, perime”- shprehet Thomai.
Domatja, kastraveci, bishtajat, bamjet dhe shumë fruta e perime të stinës janë tërësisht prodhim vendas dhe prej javësh gjenden në tregjet e pakicës dhe shumicës.
Florian Papadhimitri