Prodhimi i brendshëm i Italisë do të ulet

Qeveria italiane shqyrtoi me ulje parashikimet e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), për vitin 2012, duke parashikuar një tkurrje me 1.2 për qind kundrejt një rënie me 0.4 për qind gjatë parashikimit zyrtar të fundit që nga muaji dhjetor.
Qeveria e Italisë ka shtyrë parashikimet e saj në buxhete të balancuar, duke pritur një deficit prej 0.5 për qind në vitin 2013, në vend të 0.1 për qind e parashikuar, sipas një deklarate të publikuar pas një mbledhjeje të Këshillit italian të Ministrave. “Ky parashikim mbetet në përputhje me Paktin Buxhetor evropian, që parashikon që deficiti duhet të mbetet nën 0.5 për qind", thekson në një deklaratë.
“Qeveria bëri të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret me 1.2 për qind në vitin 2012 për t`u kthyer pozitiv sërish në vitin 2013, +0.5 për qind dhe të përshpejtojë gjatë dy viteve të njëpasnjëshme, respektivisht një dhe 1.2 për qind", thuhet ndër të tjera në deklaratë.