E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intekonjeksioni, Bode: Ndalëm një akt korrupsioni!

Gjatë seancën parlamente të ditës së sotme, Bode iu përgjigj akuzave të opozitës për korrupsion në anulimin e tenderit për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kw Tiranë-Prishtinë.

"Lidhur me debatin për tenderin për ndërtimin e linjës 400 kw të intekonjeksionit Tiranë-Prishtinë, sqaroj se çmimi i ofruar nga kompania e parë në krahasim me atë të vendit të dytë është 24 % më e lartë. Me të drejtë nëse do ta pranonim si fituese këtë kompani do të na ngriheshin akuza për korrupsion", tha ministri Bode. Sipas kreut të Financave publike në vend, akuzat e ngritura nga opozita e implikojnë atë.

"Këtë tender e kemi marrë ne, por në një tender ku diferenca ndaj garuesve është 24 për qind çdo kush ka të drejtë të pyesë. Ne parandaluam një rast korruptiv. Dhe në vend që opozita, në vend të thoshte faleminderit, të paktën duhet të heshtte. Si ka mundësi që kërkoni këtë. Nuk është ndershmëri kjo. Pasi ne kemi të drejtë të akuzojmë edhe për interesa okulte nga opozita shqiptare", theksoi Bode.

“Banka gjermane KfW duhej të njoftonte me ligj kompaninë shqiptare për përzgjedhjen e kompanisë fituese, por në fakt nuk e ka njoftuar", tha Bode. Gjatë punimeve të seancës plenare kur po diskutohej p/rezoluta për "Autoritetin e Konkurrencës", deputetët e PS-së akuzuan sërish qeverinë për bllokimin e projektit Tiranë-Prishtinë. Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, kërkoi nga institucionet investigimin e kësaj çështje, pasi, sipas tij, kjo i kalon kufijtë e një tenderi. Ai ka theksuar se bllokimi i linjës së interkonjeksionit nuk kanë të bëjë me interesat kombëtare, por me interesat korruptive të qeverisë./Start/

                                                                                             2012-04-19 14:41
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›