Rruga Durrës-Kukës, taksa për qytetarët në tetor

Ministria e Transporteve ka vendosur që turistët që do t'i drejtohen bregdetit shqiptar nuk do të paguajnë këtë vit për shfrytëzimin e autostradës Durrës-Kukës.
Pas kësaj, çdokush që do të kalojë në rrugën Durrës-Kukës do të paguajë një taksë, e cila do të përcaktohet në varësi të ofertave më të mira. Referuar dokumentacionit të tenderit, koncesionari ka detyrim të investojë 80 milionë euro dhe do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës si dhe për operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës.
"U kemi dhënë një kohë prej rreth 4 muajsh këtyre kompanive të parakualifikuara për të vëzhguar terrenin, për të vëzhguar vetë rrugën, nevojat që ka kjo rrugë, për shtimin e disa kryqëzimeve apo për ndërtimin e një tuneli të vogël së bashku me urën kryesore mbi liqen në hyrje të Kukësit. Diku nga tetori do të jetë tenderi përzgjedhës, si dhe operuesit e ndërtuesit më të mirë", thanë burime nga Ministria e Transporteve.
Pritet që kompania koncesionare të krijojë të ardhura nga mirëmbajtja e rrugës, minimalisht 350 milionë euro gjatë 35 viteve të ardhshme, që është edhe periudha koncesionare. Kompania koncesionare që do të fitojë tenderin do të ndërtojë një tra doganor te tuneli i Thirrës dhe parashikohet t’i marrë 5 euro çdo automjeti personal dhe 10 euro çdo kamioni, si taksë për mirëmbajtjen e rrugës.
Kompania konsulente i sugjeron qeverisë që koncesionmarrësi nuk do të ketë për detyrë të mbulojë shpenzimet kapitale apo riparimet e mëdha. Për sa i përket projektit, koncesionari sipas dokumentit të ministrisë duhet të sigurojë mbarëvajtjen dhe të mirëmbajë gjithë autostradën, duke përfshirë këtu tunelin e Thirrës. Gjithashtu duhet të ndërtojë dhe të vërë në funksionim një sistem pagese për të mbledhur të ardhura nga automjetet.
Në të njëjtën kohë kompania fituese duhet të ndërtojë të gjithë sistemin e gardhit metalik gjatë gjithë autostradës, sistemin e ndriçimit në të gjitha mbikalimet, përmirësimin e tri lidhjeve në segmentin e rrugës nga Kukësi në kufi, ndërtimin nga e para të mbikalimit në Kalimash. Gjithashtu, dublimin e gjithë segmentit të rrugës nga Miloti deri në Rrëshen dhe ndërtimin e një ure apo një tuneli në Kukës sipas zgjidhjes që do t’i japë ministria.
Pranë ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, paraqitën interes për pjesëmarrjen në tender 5 kompani ndërkombëtare, konkretisht, Strabag&Intertoll Consortium, J&P-Avax&Egis Consortium, Hochtief PPP Solution GMBH, Autostrada Brescia-Verona-Vicensa-Padova, Vinci Concessions SAS-Aktor Concessions SP.
Në kërkesë parashikohet që koncesionari, subjekt i një sërë standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës, 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë. Ministria, në bashkëpunim me konsulentët e saj, ka bërë studimet e duhura për projektin, kopje të së cilit iu u vunë për më shumë se dy muaj në dispozicion ofertuesve. Ftesa për oferta u hap nga data 19 dhjetor dhe afati i fundit i pranimit të dokumentave parakualifikuese ishte 27 shkurti. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë u inaugurua në qershor të vitit 2009 nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
Kjo autostradë lidh Durrësin me vendkalimin kufitar me Kosovën, në Morinë, ndërsa kalon nëpër Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë, Kalimash e Kukës. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të arrihet shpejtësi nga 80–120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që mund të kalohet për vetëm 2,5 orë. Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare-Vërmicë, momentalisht në zhvillim e sipër. /Start/
2012-05-13 09:58