Juventus festa e titullit
Festa e tifozëve bardhezi për titullin e 28-të të njohur zyrtarisht, por që për shumë është i 30-ti i fituar në fushë, ka nisur disa minuta përpara mbylljes së takimit Juventus-Atalanta 3-1, që vulosi edhe senozin perfekt, pas pësuar asnjë humbje në 38 ndeshje në Serinë A. Hapjen e bëri presidenti Andrea Anjeli që i falënderoi të gjithë, ndërsa publiku ishte në ekstazë pas fjalëve “Jemi kampionë të Italisë” të kreut të klubit.
Fjalimi i Anjelit u shoqërua në disa raste nga thirrjet “ka vetëm një kapiten”, të cilat i referoheshin del Pieros, ndërsa në fund presidenti ka marrë të tjera duartrokitje të forta kur e mbylli fjalim me retiçencën “deri në fund...”, të cilën tifozët e shfrytëzuan si një asist të Pirlos duke thirrur “Forca Juventus”.
Në këtë mënyrë, festa nisi zyrtarisht. Në orën 17.17 spikeri anonçoi mes delirit të përgjithshëm: “Juventusi kampion i Italisë për sezonin 2011-2012”. Më pas nisi prezantimi i protagonistëve të triumfit. Një stil i huazuar nga NBA amerikan, ku lojtarët parakaluan një nga një në tapetin e kuq. Mbiemrin e thërrsnin tifozët.
Sfilata nisi me Bufon i duartrokitur gjatë, për të vazhduar me Kielinin që çalonte prej një dëmtimi në fundin e ndeshjes dhe rrezikon të humbasë Euro 2012. Në rrugën drejt podiumit, mes atyre që u pritën me ovacione të forta ishin Vuçiniç, Barxalji, Pirlo e Vidal.
Në orën 17:24 ishte radha e trajnerit Antonio Konte, që pritet me brohorima të jashtëzakonshme. Një minutë më pas ishte radha e Del Pieros, që fillimisht përqafohet me bashkëshorten Sonia, ndërsa më pas pret përqafimin dhe koret e tifozëve për të cilët ishte dhe mbetet një idhull. Në 17:26 Del Piero ngre trofeun e Serisë A.
Nuk kishin si të mungonin edhe tingut e kolonës së famshme të triumfeve sportive “Ëe are the champions”, ndërsa “Juventus stadium” duket edhe më i bukur se zakonisht. Të gjithë janë në qiellin e shtatë, tifozët në tribuna duken në ekstazë. Shfaqet edhe një flamur i titullit dhe me numrin 30 me një yll, për të forcuar konceptin se bardhezinjtë nuk heqin dorë nga dy trofetë e “Calciopoli”-t. Një festë e jashtëzakonshme për të treguar që pas udhëtimit vjatje-ardhje në ferr, i gjithë populli juventin ishte i uritur për suksese.