Prodhimi i ullirit, ky vit më pak rendiment se 2022, shkak kushtet e motit

Kushtet aspak të favorshme të motit, kanë ndikuar ndjeshëm, në bujqësi duke ulur rendimentin e prodhimit të ullirit. Mungesa të tilla po ndjehen edhe në zona të njohura për kultivimin, siç është Papëri në Elbasan, ku fermerët e zonës thonë se këtë vit ka 40% për qind më pak prodhim.
“Viti që shkoi ka qenë thatësirë e madhe nuk ka qenë i mirë sa vjet”, tha një fermer.
Por fermerët ngrenë shqetësim për garantimin e tregut të shitjes, duke pohuar se nuk kanë një pikë grumbullimi.
“Nuk shitet vaji dhe nuk dimë ku të shkojmë që të shesim vaj, nuk është shitur shumë shtrenjtë”, u shpreh një fermer tjetër.
Nga ana tjetër në fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit, ku është investuar me teknologjitë më të fundit për prodhim sa më cilësor të vajit të ullirit dhe shitjen e tij në tregjet ndërkombëtare, sipërmarrësit thonë se kërkesat për vaj ulliri bio është mjaft e lartë, jo vetëm brenda kufijve por edhe jashtë.
/RTSH/