E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eksploziv" doganes greke, panik dhe radhe te gjata te emigrantet shqiptare

Kakavije- Nje alarm i rreme per vendosjen e nje sasie me eksplozivi ne doganen greke te Kakavijes ka shkaktuar frike dhe panik duke nderprere per gati 1 ore e 30 minuta levizjen ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, ka qene ora 9:30 e dites se djeshme kur koleget greke te doganes, nepermjet telefonit jane lajmeruar nga nje person se ne mjediset e pikes kufitare ishte vendosur nje sasi eksplozivi tritol. "Menjehere ne u vendosem ne dijeni nga policia greke duke na u kerkuar qe te merrnim masat e nevojshme te sigurise te parashikuara per keto raste", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Ne keto kushte dogana greke e Kakavijes ka nderprere menjehere punen, duke kerkuar qe kembesoret dhe automjetet qe prisnin ne rradhe ne sportelet e daljes ne drejtim te Shqiperise te mbanin distancen e sigurise nga ndertesa e doganes. Te ndihmuar edhe nga qente anti-eksploziv forcat greke te sigurise kane kontrolluar ne menyre te imtesishme mjediset e brendshme te doganes greke. Kontrolli ka zgjatur per gati 90 minuta nderkohe qe ne perfundim te tij forcat greke te sigurise kane arritur ne konkluzionin se behej fjale per nje alarm te rreme. Gjate kohes se kontrollit per eksploziv ne token greke eshte krijuar nje radhe e gjate automjetesh prej gati 1 km. "Ishte vertet e frikshme kur degjuam se ne doganen greke mund te ishte vendosur nje bombe", thote Krenar Hasa, nje emigrant nga Lushnja.

Precedenti

Ne 16 nentor te vitit te kaluar eshte dhene nje tjeter alarm per vendosje eksplozivi ne Kakavije, qe rezultoi i rreme. Aktualisht pala greke punon me 4 sportele ne dalje dhe pala shqiptare me 8 te tille. Vetem gjate 24 oreve te fundit kane lene pas Greqine me destinacion Kakavijwn rreth 6 500 emigrante.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›