E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te mitur tentojne perdhunimin

BERAT- Dy adoleshente u shpallen ne kerkim nga policia e Beratit pasi u denoncuan nga nje bashkefshatare e tyre per sulm seksual. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Lapardha te ketij rrethi, ndersa kallezimi eshte bere diten e djeshme. Vajza 24 vjecare, emri i te ciles nuk behet publik, eshte paraqitur ne komisariat duke kerkuar ndihmen e uniformave blu. Ajo ka rrefyer se dy banore te fshatit ku banon i kane zene rrugen gjate mbremjes se enjte, duke kerkuar qe ta perdhunonin. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten se te dyshuarit jane M. Cani, 16 vjec dhe A. Gajda, 17 vjec. Dy djemte jane perpjekur qe oret e pasdites t'i zene rrugen 24-vjecares duke e ngacmuar me fjale dhe me pas duke tentuar qe ta kapin me force nen qellimin e kryerjes se marredhenieve seksuale. Por 24-vjecarja ka kerkuar ndihme duke bertitur dhe adoleshentet jane larguar me vrap nen friken se mos i kapnin. Zyrtare te policise thane se ne vendngjarje ka shkuar grupi i gatshem por nga kontrolli i banesave nuk eshte gjetur asnje prej tyre. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e tyre, ndersa po verifikohet nese denoncimi i te demtuares eshte i vertete. Ndaj dy te dyshuarve kane nisur hetimet dhe jane shpallur ne kerkim per kryerjen e vepres penale "marredhenie seksuale me dhune, te kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne tentative" dhe dosja i eshte percjelle prokurorise.

Policia e Beratit pritet qe pas arrestimit te te dyshuarve te beje ballafaqimin me te demtuaren dhe deshmitaret e ngjarjes per te verifikuar nese denoncimi qendron dhe ata kane kryer kete krim te mbetur ne tentative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›