E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi vendas nuk ul inflacionin

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit gjatë muajit qershor me 3.9 për qind, nivel i lartë ky në krahasim me rritjen historike të çmimeve në këtë periudhë. INSTAT dje publikoi rezultatet e inflacionit për qershorin. Kështu indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një ulje prej 2.6 për qind, krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 19.8 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të specave me 41.5 për qind, bishtajave me 41.2 për qind, domateve me 28.6 për qind, qepëve të thata me 27.9 për qind, patateve me 34.0 për qind, kastravecave me 12.1 për qind, etj. Çmimet e nëngrupit "fruta" shënuan një rritje prej 0.2 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 16.3 për qind, portokalleve me 9.7 për qind, mollëve me 1.9 për qind, etj. Çmimet e disa frutave të tjera shënuan ulje gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë uljet e çmimit të pjeshkëve me 34.2 për qind, kumbullave 25.7 për qind, qershive me 21.1 për qind, etj. Gjatë muajit qershor, çmimet në nëngrupin "sheqer dhe ëmbëlsira" shënuan një ulje prej 1.0 për qind. Çmimet në nëngrupet e tjera të këtij grupi luhaten nga - 05 në 0.4 për qind. Indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" shënojnë rritje prej 0.1 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të pijeve alkoolike me 0.2 për qind. Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" shënoi një ulje prej 0.1 për qind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së çmimit të lëndëve djegëse me 0.2 për qind. Gjatë muajit qershor, çmimi i karburantit shënoi një ulje prej 0.6 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›