E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha gënjeshtra që turpërojnë shoqërinë tonë

TIRANË- Pas deklaratave të kryeministrit Berisha gjatë Forumit Rinor Demokratik Rajonal, vjen edhe reagimi i liderit të opozitës. Përmes Twitter-it Rama u shpreh se Berisha tha përsëri gënjeshtra, ndërsa ora e ndryshimit, sipas tij po troket fort.

“Fjala e kryeministrit sot para të rinjve ishte një bllof i madh. Tha çorodi e gënjeshtra si përherë, të cilat janë turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort”, shkruan Rama.

Duku iu referuar fjalës së kryeministrit Berisha për rritjen e numrit të të rinjve në universitetet e vendit, Rama u shpreh se “Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore është për vit e më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë”, vijoi kryesocialisti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›