E Diel, 1 Nëntor 2026

U kapën me 186 kg kanabis, lihen në burg

Sarandë- Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre shtetasit e arrestuar ditën e shtunë me 186.8 kg kanabis sativa.

Në kuadër të operacionir “Kundërpërgjigja e parë”, policia arrestoi 5 banorë të Delvinës dhe periferisë së saj: Aleksandër Draçi, 29-vjeç; Fetah Muhameti, 22-vjeç; Arben Tahiraj, 40-vjeç; Lavdërim Tozo, 51-vjeç; Gramoz Tahiraj, 42-vjeç.

Këta persona mbi bazën e fakteve dhe provave u paraqitën sot në sallën e gjyqit, të akuzuar për veprën penale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Elidon Papazisi, në seancën e vlerësimit të masës së arrestit ka dhënë vendimin “burg pa afat” për tre prej shtetasve të akuzuar; Aleksandër Draci, Fetah Muhameti dhe Arben Tahiraj. Ndërsa për Lavdërim Tozo e Gramiz Tahiraj është marrë masa e sigurisë me 30 ditë burg, duke i konsideruar faktet dhe provat e mbledhura të pamjaftueshem për të dhënë masën e burgut pa afat. Akuzës iu la detyrë të punojë për grumbullimin e provave të plota për dy të akuzuarit e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›